Teqja Harabati Baba në Tetovë, shënohet 484 vetori i themelimit

Roli dhe kontributi i komunitetit bektashi në historinë shqiptare ka qenë mjaft i rëndësishëm. Vëllezërit Frashëri,janë disa nga emrat që lanë gjurmë në historinë e Rilindjes Kombëtare shqiptare, dhe konsiderohen si hallka më domethënëse e një procesi vetëdijësimi kombëtare të shqiptarëve.

Kjo u tha në shënimin e 484 vjetorit të themelimit të teqes “Harabati” e cila u shfrytëzua edhe për aktivitete kombëtare dhe jo vetëm fetare.

Me këtë rast u prezentua ekspozita me fotografi e dokumente, kushtuar trashëgimisë kulturore të “Harabatit”

“Harabati përbën një nocion të rëndësishëm në trashëgiminë sakrale bektashiane, pasi që aty është memoruar kujtesa dhe lavdia e këtij komuniteti, përmes kontributit vetmohues të dhjetra klerikëve patriotë që ruajtën të paprekur koninuitetin historik të këtij kompleksi kulturoro-fetar” – tha Kryetari i ITSHKSH, Skender Asani.

“Në shekullin 19 dhe në shekullin 20, teqe Harabati u formua në vatër të fuqishme e Levizjes Autonimiste për krejt veriun e trojeve tona antare. Ajo u bë qendër e levizjeve të fshehta dhe të hapura që burrat shqiptarë morrën për veprimin dhe dobine e pavarisisë kombëtare. Të kujtojme se ne vitin 1900-1912 dervishët Baballarë këtu hapën klasat e para të mësimit të gjuhës shqipe” – u shpreh Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

“Njëra prej shumë mënyrave për të respetuar diverzitetin dhe trashëgiminëe e një kulture është pjesmarrja në evetet të rendësishme. Liria e besimit është e drejtë njerezore, një e drejtë që mund të mbahet fshehtas dhe të shfaqet hapur. Respektimi i besimeve është element dhe celësi i demokracisë dhe stabilitetit” – tha Erik Mejer nga Ambasada Amerikane – Shkup.

Teqeja Harabati Baba është një institucion i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike e cila ndodhet në Tetovë. Ajo nisi të ndërtohej rreth vitit 1538, nga ana e Sersem Ali Dedei.

Ndërtimi i saj zgjati dhjetë vjet dhe përfundoi në vitin 1548. Në këtë teqe gjatë shekujve janë kryer jo vetëm aktivitete fetare por edhe kombëtare, të cilat lanë gjurmë në hitrorinë shqiptare

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski thotë se paga minimale duhet të rritet vazhdimisht

Story i radhës

Pendarovski dorë për dorë me Ëmblën shkon në shkollë, jep mesazhin: Të gjithë jemi të barabartë

Të fundit nga