Pendarovski dorë për dorë me Ëmblën shkon në shkollë, jep mesazhin: Të gjithë jemi të barabartë

Presidenca e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se për rastin e Ëmbla Ademit, vajzës me Sindromin Down është angazhuar edhe presidenti Stevo Pendarovski.

Ai sot ka vizituar familjen e saj dhe shkollën fillore “Bashkimi”, transmeton TV21.

“Me prindërit e Ëmblës ka biseduar për sfidat me të cilat ajo dhe familja e saj përballen në baza ditore, duke u përqëndruar në mundësinë e tejkalimit të tyre. Pendarovski i inkurajon dhe mbështet prindërit në luftën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me zhvillim atipik dhe e përshëndet reagimin e shpejtë të Avokatit të Popullit dhe Vendimin e Komisionit për parandalim të diskriminimi që të hap procedurë për rastin me Ëmblën. Presidenti potencoi rëndësinë e zbatim të dispozitave ligjore për gjithëpërfshirje në arsim, duke potencuar përgjegjësisë sociale veçanërisht edhe ndaj grupeve të prekura”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Presidencës.

Për Pendarovskin janë të papranueshme veprimet e individëve të cilët në çfarëdo mënyre kërcënojnë të drejtat e fëmijëve.

Pendarovski, nga shtëpia, dorë për dorë me Ëmblën kanë shkuar në shkollë duke përçuar mesazhin:

“Në këtë shoqëri të gjithë jemi të barabartë. Erdha t’ja jap dorën time të mbështetjes dhe ta ngriti vetëdijen se gjithpërfshirja është parimi bazë”, tha Pendarovski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Teqja Harabati Baba në Tetovë, shënohet 484 vetori i themelimit

Story i radhës

MASH Maqedoni: Nuk ka sulm hakerësh

Të fundit nga