Teologu, Aleksandër Dimroçi në një intervistë për Ora News tha se mesazhi i kishës sot është që sot ka një shprese.
Sipas tij shoqëria kalon vështirësi dhe sprova të shumta mirëpo “Njeriu duke besuar te perëndia ka një motiv dhe ec përpara”.
Aleksandër Dimroçi: Mesazhi i kishës sot është që sot ka një shpresë. Shoqëria kalon vështirësi dhe sprova të shumta. Krishti ndihmon njerëzit është perëndi. Njeriu duke besuar te perëndia ka një motiv dhe ec përpara. Vështirësitë do të jenë në çdo grupmoshë. Megjithatë për çdo komunitet, shpresa e zotit nuk humbet asnjëherë. Kjo është arsyeja pse Krishtlindja festohet çdo vite. Ndaj përsëritet kjo festë se njeriu ndonjëherë dhe harron dhe devijon dhe duhet dikush për ta futur në rrjedhën e jetës dhe kjo është perëndia. Në ’67 e pamë sa të vështirë e kemi të mohojmë zotin. Ishim popull i vetëm që e harruam zotin. Gjithsesi kjo periudhë iku. Çdo njeri duhet të hedhë një hap dhe të besojë te zoti.
Së pari sipas teologut “Në radhë të parë njeriu duhet të jetë i paqshëm me veten e tij, me familjarët e tij, duhet të jetë njeri që përpiqet për virtytet që krishti i sjell”.
Aleksandër Dimroçi: Në radhë të parë njeriu duhet të jetë i paqshëm me veten e tij, me familjarët e tij, duhet të jetë njeri që përpiqet për virtytet që krishti i sjell. Njerëzit duhet të kënaqen me ato që kanë. Lakmia është një tundim që e bën njeriun shumë egoist. Duhet të kënaqemi me ato që kemi dhe të përpiqemi për më tepër. Të jemi dhe të drejtë, me veten tonë, me shokun me mikun me familjarin dhe duke u afruar me zotin e duke kultivuar këto virtyte secili prej nesh të bëhet më i mirë. Kisha thekson që ta largohemi nga egocentrizmi, të mos mendojmë vetëm për veten tonë pasi duke menduar vetëm për veten shkelim dhe tjetrin. Krishtlindja është një pikë referimi, besimi nuk është vetëm të beosh por dhe të ecësh në shembullin e Krishtit.