Tentuan të kalonin 16 të mitur drejt Italisë, lirohen 8 të akuzuarit, burg vetëm për 2 persona

1 minut lexim

Blerim Bytyçi dhe Besmir Haxhikadria, 2 nga 10 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Ekipi” janë lënë në burg nga Gjykata e Durrësit.

Për Bytyçin, gjykata dha masën burg me afat 30 ditë, ndërsa për Haxhikadria burg pa afat.

Për tetë të arrestuarit e tjerë Drilon Shala, Dukagjin Gunga, Fabion Berisha, Fatmir Gjoshi, Qendresa Krasniqi, Ajishe Demaj, Endrit Demaj, Almir Kryeziu, gjykata vendosi detyrim paraqitje, duke u lënë të lirë në sallë.

Arrestimi i shtetasve u bë në Portin e Durresit tre ditë më parë, pasi po tentonin te kalonin drejt Italisë 16 fëmijë të mitur.

Të arrestuarit, të gjithë shtetas nga Kosova, prezantoheshin përpara autoriteteve portuale si përfaqësues të një ekipi sportiv, që përbëhej nga 16 të miturit të moshës 17-vjeçare.

Nga hetimet e policisë rezultoi se fëmijët dhe prindërit e tyre, u kishin dhënë të arrestuarve 3000 – 4000 Euro, për t’i ndihmuar që të hynin në Itali, ku më pas dyshohet se do të kërkonin azil.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cili është ‘numri yt i ëngjëllit’, nisur nga shenja e horoskopit?

Story i radhës

Putin dëshiron të besojë se është e mundur të mposhtë Ukraina…

Të fundit nga