tentoi ti merrte me dhune varesen e floririt nje vajze ne kishe pranga skifterit ne elbasan 64dcb11042d42

Tentoi t’i merrte me dhunë varësen e floririt një vajze në kishë, pranga ‘skifterit’ në Elbasan

August 16, 2023
1 minut lexim

Tentoi t’i merrte me dhunë varësen e floririt, një 28-vjeçareje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, pranga të riut në Elbasan.

Në kuadër të operacionit të koduar “Monumenti”, u arrestua shtetasi me inicialet P. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.

NJOFTIMI I POLICISE

Tentoi t’i merrte me dhunë varësen e floririt, një 28-vjeçareje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime kundër personit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar t’i merrte me dhunë varësen nga qafa, një shtetaseje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Monumenti”, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– P. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë. Ky shtetas ka ndjekur për disa minuta një 28-vjeçare që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit dhe më pas ka tentuar t’i marrë me dhunë varësen e floririt që ajo mbante në qafë, për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike. Varësja e floririt u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

messi golashenuesi i trete me i mire i te gjitha koherave ne miami 64dcb10b8f10e
Story i mëparshëm

Messi, golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave në Miami

protesta ne tetove gazetari furkan saliu perplaset me policine video 64dcb54304199
Story i radhës

Protesta në Tetovë, gazetari Furkan Saliu përplaset me policinë (VIDEO)

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.
ShkoLartë