tentoi te trafikonte mbi 3 mije fara kanabisi ne shqiperi arrestohet 24 vjecari ne durres 69f99db1530d7

Tentoi të trafikonte mbi 3 mijë fara kanabisi në Shqipëri, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

May 5, 2026
1 minut lexim

Tentoi të trafikonte fara Cannabisi, në Shqipëri, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 24-vjeçari.

Sekuestrohen rreth 3250 fara Cannabisi, pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike dhe furgoni me të cilin tentoi t’i trafikonte.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, si dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, operacionin e koduar “Parandalimi 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në furgonin e tij, në hyrje të RSh-së, gjetën disa qese me rreth 3250 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

citaku nderon deshmoret e kombit me sakrificen e tyre mbajten gjalle flakadanin e lirise 69f99d4bbcfcf
Lajmi i mëparshëm

Çitaku nderon dëshmorët e kombit: Me sakrificën e tyre, mbajtën gjallë flakadanin e lirisë

inteligjenca amerikane irani mund te ndertoje arme berthamore brenda nje viti demet e shkaktuara jane te kufizuara 69f99dfd13df1
Lajmi i radhës

Inteligjenca amerikane: Irani mund të ndërtojë armë bërthamore brenda një viti, dëmet e shkaktuara janë të kufizuara

Të fundit nga

ShkoLartë