Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito është shoqëruar në polici pas një ndeshje në Argjentinë.
Milito, trajneri i Argentions Junior është “tradhtuar” nga nervat në fundin e sfidës së vlefshme për javën e gjashtë në kampionatin argjentinas (Liga Profesional) në transfertën e Central Cordoba.
Në minutën e 38-të të takimit, ish-mbrojtësi i Argjentinës u ndëshkua me kartonin e kuq, pasi protestoi ashpër vendimin e kryesorit të sfidës, Truço.
Në tunelin e stadiumit 41-vjeçari ka tentuar të godasë zëvendëstrajnerin kundërshtar, Facundo Gareca, ndihmësi i Rondina-s.
Milito është shoqëruar në stacionin më të afërt të policisë, ku ka qëndruar për disa minuta duke sqaruar gjithçka dhe më pas është lënë i lirë për t’u rikthyer me bashkë me skuadrën në Buenos Aires.
Argentino Juniors, skuadra e Gabriel Milito-s triumfoi në fund me rezultatin 1-2, ndërsa argjentinasi është në krye të kësaj skuadre që nga janari i vitit të kaluar.