Pendarovski e quan psikopat Apasievin: Është jonjerëzore të më shash varrin e nënës së ndjerë, kjo nuk falet

Presidenti Stevo Pendarovski është përgjigjur edhe fyerjen publike të cilën ditë më parë ia bërë deputeti Dimitar Apasiev në rrjetet sociale. Sipas tij nuk ka besuar se mund të vije në situatë t’ia shajë një prindër ndjerë.

“Nëna ime ka vdekur 10 vite më parë, dhe mendoj se ishte jonjerëzore të më shash varrin e nënës së ndjerë, kjo është diçka që nuk falet. Qëndrim të tillë mund të thotë një njeri i cili ose është nën ndikim të substancave ose i mungon dicka në kokë. Me të vërtet mendoj se ai psikopat… është ngjarje pa presedan në Evropë. Deputetë i zgjedhur të shanë prindër të ndjerë të një politikani. Ai nuk kishte guxim të ma thotë at sharje të sy por fshihej në ndonjë bodrum dhe dërgonte mesazhe.

Mesazhet e tij për prerje, varje i jep nëpërmjet fejsbukut. Nga ana tjetër çfarë do të pritsh nga një njeri i tillë të ta thotë në sy një gjë të tillë sepse e dinë cilat janë sekuencat, jo vetëm unë por mendoj se çdo njeri sharje të tillë për prindër të ndjerë nuk do të ja kishte falur”, tha Pendarovski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Masakra me tre shqiptarë të vrarë në Athinë, zbulohet identiteti i viktimës së dytë

Story i radhës

Tentoi të qëllonte kundërshtarin, shoqërohet në polici

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish