Një 63 vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi tentoi të godiste gjyqtaren pas një vendimi që kjo e fundit dha në përfundim të seancës gjyqësore për çështje pronësie.
Në pranga ka rënë 63 vjeçari J.K banues në Sarandë.
I arrestuari e ka cilësuar të padrejtë vendimin e gjyqtares për pronën që pretendonte se i përkiste atij dhe për rrjedhojë e ka fyer dhe ka tentuar ta godasë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë.