Tentoi të djegë me benzinë makinën e UKT-së, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

April 14, 2022
1 minut lexim

Është lënë në burg personi i cili hodhi një shishe me benzinë poshtë makinës së UKT-së, të parkuar para Bashkisë së Tiranë më 25 mars 2022.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”  dhe “Prodhimi, blerja, mbajtja apo shitja e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “Ndalimit” dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personin nën hetim me iniciale E.J, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”  dhe “Prodhimi, blerja, mbajtja apo shitja e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 151/1, 279/1 dhe 280 të K.Penal.

Me vendimin nr. 769 Akti, datë 01.04.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur: Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore më datë 29.03.2022, ora 12:20 ndaj shtetasit E.J, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”  dhe “Prodhimi, blerja, mbajtja apo shitja e armëve të ftohta”.

Caktimin ndaj shtetasit E.J, si masë sigurimi atë të “Arrestit në burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”  dhe “Prodhimi, blerja, mbajtja apo shitja e armëve të ftohta. Çështja në  apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale  E.J.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj. Valdete Hoxha, me vendimin nr. 349, datë 14.04.2022 vendosi:

Miratimin e vendimit nr.769 akti, datë 01.01.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për sa i përket masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim E.J. Bazuar në nenin 245 pika 1 shkronja “d” e K.Pr.Penale, masa e sigurimit “Arrest në burg” për personin nën hetim E.J, caktohet me afat deri në datë 15.05.2022.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dikush nga Kosova president i Shqipërisë? Kush është pengesa e patejkalueshme

Story i radhës

Ambasadori gjerman në Beograd ia sqaron një punë Serbisë në lidhje me Rusinë

Të fundit nga

ShkoLartë