ambasadori gjerman ne beograd ia sqaron nje pune serbise ne lidhje me rusine 62583b4129a81

Ambasadori gjerman në Beograd ia sqaron një punë Serbisë në lidhje me Rusinë

April 14, 2022
1 minut lexim

Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb tha të enjten se Berlini dhe Brukseli presin që Serbia të bashkohet në vendosjen e sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë, sepse ajo është në rrugën drejt BE-së.

Serbia deri më tani ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë, por Schieb tha se kjo punë është e lidhur me anëtarësimin.

“BE është një komunitet vlerash. Ne kemi vlera të përbashkëta dhe një politikë të jashtme të përbashkët dhe çështja e anëtarësimit në sanksionet e BE-së është e lidhur me këtë”, tha ai në televizionin N1.

Sipas ambasadorit, Berlini është shumë i vetëdijshëm për faktin se Serbia varet nga Rusia për energji sikurse Gjermania, por theksoi edhe çështjen e “çlirimit nga varësia energjetike ruse”.

“Gjithçka është në duart e Serbisë. Procesi i eurointegrimit u krijua në mënyrë që vendet kandidate të zbatojnë reforma për të përshpejtuar përparimin e tyre drejt anëtarësimit. Gjermania e mbështet Serbinë në këtë rrugë”, tha ai.

Ambasadori gjerman theksoi se politika e jashtme dhe e sigurisë e determinon rrugën e Serbisë drejt BE-së ose jo.

“Sa më shpejt të përafrohet me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, aq më shpejt Serbia do të përparojë në rrugën drejt BE-së dhe ne e mbështesim plotësisht atë Serbi”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tentoi te djege me benzine makinen e ukt se gjykata le ne burg autorin e dyshuar 62583afe058e0
Story i mëparshëm

Tentoi të djegë me benzinë makinën e UKT-së, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

buffon reagon ndaj vendimit te juventusit 625844230aac2
Story i radhës

Buffon reagon ndaj vendimit të Juventusit

Të fundit nga

ShkoLartë