Tentativë shumë e vonuar diplomatike e MPJD të Kosovës për të vënë kontakt me zyrtarë të shtetit palestinez!

April 6, 2022
min lexim

Lajmi i mbajtur sekret për gati një muaj, se ministrja e jashtme e Kosovës, znj. Gërvalla-Schwarz, është takuar me ministrin e jashtëm të shtetit palestinez, z. Riad al-Maliki gjatë mbajtjes së Sesionit të dytë i Forumit Diplomatik (“ADF-2022”) në Antalia të Turqisë (11 – 13 Mars 2022), pa dyshim, paraqet gafën e radhës të ministres së jashtme, e cila çdo ditë po dëshmon se ka qenë zgjidhja më e keqe e kryeministrit Kurti për ta emëruar në postin e krye-diplomates së Kosovës..!?

Ani se ministrja Gërvalla-Schwarz, mund të mos jetë pyetur fare për aranzhimin e takimit me ministrin e jashtëm të Palestinës, meqë dikush tjetër do e ketë përgatitur takimin, sikur ajo ta njihte mirë fushën dhe zanatin e diplomacisë, në asnjë mënyrë nuk do pranonte që ai takim të ishte dhe mbahej sekret, po qese paraprakisht ka pranuar që ta takojë ministrin e jashtëm të një shteti, i cili përveç se nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, i njëjti shtet e ka mbështetur fuqishëm Serbinë kundër pavarësisë së Kosovës në forumet ndërkombëtare ! 

Siç dihet, Palestina e ka statusin e vëzhguesit pranë OKB-së pa qenë anëtare e saj e plotë, njëjtë sikur Vatikani, e cila pavarësinë e saj e ka shpallur me 15 nëntor 1988, e njohur deri tani nga 138 vende të botës, mbase e anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare, si UNESCO etj.

Pse mbajtja sekret e këtij takimi paraqet gafën e radhës të ministres Gërvalla-Schwarz..!? 

Sepse, nuk ekziston asnjë shkak ose arsye politike serioze që përfaqësues zyrtarë të qeverisë së Republikës së Kosovës të mbajnë takime konfidenciale me asnjë vend të botës, sikur qenka mbajtur takimi i saj me ministrin e jashtëm palestinez gjatë kohës së mbajtjes së Forumit ndërkombëtar Diplomatik në Turqi, sepse në tubime të tilla nuk ka asnjë shans që takimet me përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse të mbahen jashtë agjendës së organizatorit dhe syrit të mediave..!? 

Takimet sekrete midis përfaqësuesve të shteteve, zakonisht organizohen në mënyra tjera, duke filluar nga nivelet më të ulëta diplomatike si dhe në vende neutrale, dhe jo aty për aty midis dy ministrave për kurtuazi, pa qenë të përgatitura mirë paraprakisht, siç është tereni i mbajtjes së takimit si dhe agjenda e bisedimeve. Pra, takimi i ministres Gërvalla-Schwarz me ministrin e jashtëm palestinez nuk ka qenë fare i para përgatitur dhe as që është dashur të mbahet sekret! 

Pastaj, është mos angazhimi dhe qëndrimi negativ politik i qeverive të Kosovës karshi disa vendeve arabe, shkaku kryesor që ka nxitur qëndrimin negativ të shtetit palestinez ndaj pavarësisë së Kosovës, fajin sidomos e kanë ish udhëheqësit dhe qeveritarët e Kosovës, në veçanti garnitura politike e H. Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt, pra PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, të cilët për më shumë se një dekadë e kishin bllokuar çdo lloj bashkëpunimi me shtetin e Palestinës, por edhe me disa vende kyçe arabe në Lindjen e Mesme, sepse nuk kishin guxim dhe as njohuri të duhura për peshën, sidomos ekonomike, që ka për Kosovën bashkëpunimi me shtetet dhe botën arabe! 

Kjo ngecje e pajustifikuar në marrëdhëniet e Kosovës me botën arabe-islame ka ndodhur pikërisht për shkak të qëndrimit neglizhues të Kosovës ndaj kauzës së popullit liridashës palestinez, i cili ka një histori të ngjashme tragjike me popullin shqiptar të Kosovës, pastaj votimi i Tiranës zyrtare pro rezolutës amerikane në KS të OKB-së, që Jerusalemi të njihet si kryeqytet të Izraelit, etj., qëndrim të cilin qeveria e Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, ambasadën tonë do e hapë në Jerusalemin perëndimor, duke shkelë Rezolutën e KS të OKB-së numër 478 të 20 gushtit 1980, me të cilën detyrohen të gjitha vendet të cilat i kishin vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem që t’i tërheqin ato në Tel-Aviv. Mbase siç dihet deri më sot asnjë vend i BE-së nuk e ka të vendosur ambasadën e vet në Jerusalem, duke e respektuar Rezolutën e lartë përmendur të KS të OKB-së, me të cilën pengohet hapja dhe bartja e ambasadave nga Tel Avivi në Jerusalem. 

Shtrohet pyetja; a ka mundur Kosova të ndjek hapa tjerë politik dhe diplomatik ndaj shtetit palestinez ? 

Unë jam i sigurt se po, por mjerisht ish udhëheqësve politik të Kosovës iu ka munguar guximi, vizioni, dëshira dhe strategjia diplomatike e afrimit dhe vendosjes së marrëdhënieve miqësore dhe bilaterale me shtetin e Palestinës, dhe jo vetëm, duke e shpallur “Hamas-in” organizatë terroriste në Kosovë, qëndrim të cilin është dashur ta heshtin për hir të interesave të Kosovës në botën arabe! 

Po ashtu, duhet theksuar faktin, se disa zëra skeptik të dëgjuar dje dhe sot në opinionin kosovar, se takimi me ministrin e jashtëm palestinez i ministres Gërvalla-Schwarz, do i dëmton marrëdhëniet dhe interesat e Kosovës me Izraelin si dhe me disa vende në Lindjen e Mesme, është një konstatim absurd dhe i paqëndrueshëm, sepse qeveria e Izraelit nuk e ka njohur Kosovën me kusht që ajo mos ta njoh shtetin palestinez, gjë të cilën qeveritë e Kosovës ende nuk e kanë bërë një akt të tillë.

Andaj, si mund të pritet nga shteti palestinez qëndrim më konstruktiv ndaj Kosovës, derisa ende nuk e kemi njohur pavarësinë e shtetit palestinez, siç e kanë njohur atë deri tash mbi 138 shtete, anëtare të OKB-së..!?  

Pra, njohja reciproke midis shtetit palestinez dhe Kosovës është dashur të ndodhë që moti në mënyrë të dyanshme, po sikur Kosova të kishte pasur politikë të jashtme të pavarur si dhe politikanë dhe diplomatë të aftë, kurrsesi jo të tipit “ajvar- turist-diplomaci”, alla behgjet-pacollçe..!?  

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vendi i parë i NATO-s që dërgon tanke në Ukrainë

Story i radhës

5 llojet e njerëzve që mund t’ju tradhtojnë

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë