Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në rajonin e Karposhit gjatë ditës së djeshme në flagrancë janë kapur dy grabitës, përcjell TV21. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin A.Ll. dhe një të mitur.
“Janë kapur duke kryer veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë, ndërsa u është gjetur dhe konfiskuar një objekt i lidhur me veprën penale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.