tentativat e ukraines deshtojne banoret arratisen vet nga qyteti 6234ccfc468e2

Tentativat e Ukrainës dështojnë, banorët arratisen vet nga qyteti

March 18, 2022
1 minut lexim

“Banorët e qytetit të rrethuar të Ukrainës, Mariupol, janë arratisur në këmbë pasi përpjekjet zyrtare të evakuimit kanë dështuar kryesisht për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse”, tha guvernatori i rajonit Pavlo Kyrylenko, raporton The Guardian, përcjell Bota sot.

Duke folur në televizionin kombëtar, Kyrylenko tha se rreth 35 mijë kishin arritur të largoheshin nga qyteti ditët e fundit, shumë prej të cilëve u larguan në këmbë ose me autokolona makinash private, raporton Reuters.

Rruga për të dalë nga Mariupoli i bllokuar fillon me daljen e banorëve ose në këmbë ose me transportin e tyre.

Disa makina që po largoheshin nga Mariupol nuk kishin karburant të mjaftueshëm për të arritur në fshatrat ose qytetet më të afërta, tha ai.

“Granatimet pothuajse të vazhdueshme nga forcat ruse po i pengonin autoritetet të hapnin korridoret humanitare për të furnizuar ndihma dhe ushqime në qytet dhe për të evakuuar gratë, fëmijët dhe ata që kishin më shumë nevojë”, tha Kyrylenko.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ne ukraine po mbrohen vlerat demokratike nga barbaria bizantine 6234cb8dc5f44
Story i mëparshëm

Në Ukrainë, po mbrohen vlerat demokratike nga barbaria bizantine

umt solidarizohet me ukrainen ofron dhjete bursa studimi per studentet ukrainas 6234cd03f275c
Story i radhës

UMT solidarizohet me Ukrainën, ofron dhjetë bursa studimi për studentët ukrainas

Të fundit nga

27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës. Më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë
ShkoLartë