Në Ukrainë, po mbrohen vlerat demokratike nga barbaria bizantine

1. Pushtimin e Ukrainës, nuk duhet shikuar vetëm si shtrirje fizike e territoriale, por më shumë si invazion dhe ripushtim të vlerave dhe mentalitetit e etnopsikologjisë së ortodoksizmit sllav. Ukraina, siç dihet nga historia, ishte një kohë “Meka” e fanatizmit të ortodoksizmit fetar. Prej Kijevit e gjithandej filloi shtrirja e ndikimit të “ajkës” së rusofilisë dhe ortodoksizmit sllav. Pra, nuk është i rastësishëm rikthimi i politikes ruse, kah ky sistem vlerash qe ata i konsiderojnë se u nëpërkëmbën përmes vlerave dhe sistemit të demokracisë neoliberale. Thënë më thjesht; lufta dhe rezistenca ukrainase është në thelb rezistencë e vlerave demokratike (liria e mendimiit, liria e qarkullimit, sundimi i ligjit, mediet e lira, etj.) kundrejt vlerave autokrate dhe despotike bizantine! Dhe nuk po thuhet kot që rendi i ri botëror po kërcënohet nga këto vlera obskurante mesjetare.

2. Miqësia e Serbisë me Rusinë nuk është e sotme. Ajo daton qysh me shpërnguljen e fiseve sllave nga Karpatet siberiane të shekullit shtatë e këndej. Ajo është forcuar e dobësuar në momente të rralla historike. Kulmi i kësaj lidhjeje arrihet sidomos kur formohet shteti serb, në shek. XVIII. Po edhe më vonë në komunizëm, e edhe tani në demokraci lidhjet e Serbisë, nuk janë vetëm të interesit ekonomik, por, janë edhe shpirtërore fetare. Këtë dimensionin shpirtëror fetar “e ushqen dhe e mirëmban” Kisha Orthodhokse ruse me seli në Moskë. Ndërkaq, e fuqizon politika agresive pansllave. Ju keni vërejtur se si ushtarët rus ( po edhe ata ukrainas) para se me u nisë në luftë bekohen nga priftërinjët rusofil.

3. Unë fare pak besoj që Serbia, tani për tani e ka kurajon t’i hyjë ndonjë aventure luftarake (ani pse, ka grumbullu dhe ka investu shumë në armatim), qoftë në Bosnje, Mal të Zi, apo në Kosovë. Arsyet janë të shumta; Ajo sikurse në luftën e dytë botërore, do pres mbarimin e invazionit në Ukrainë dhe me pastaj do rreshtohet pas fituesit. Ekziston rreziku, që ajo të trimërohet në rast se Rusia, e ndanë apo e rimerr të tërën Ukrainën. Sepse, me faktin dhe aktin që Serbia kurrë nuk ka thënë që do e njoh Kosovën si shtet, dëshmon më së miri se ajo pret vetëm momentin kur strateget e saj e vlerësojnë si të volitshëm, për (siç thojnë ata) rikthimin e “Jeruzalemit serb” . Fati ynë është që jemi të rreshtuar në krahun e kombeve demokratike dhe interesi ynë kombëtar dhe shtetëror përputhet me interesat e botës perëndimore.

Fati ynë është që jemi të rreshtuar në krahun e kombeve demokratike dhe interesi ynë kombëtar dhe shtetëror, përputhet me interesat e botës perëndimore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Donetsk, vullnetarët mësojnë si të kujdesen për të plagosurit

Story i radhës

Tentativat e Ukrainës dështojnë, banorët arratisen vet nga qyteti

Të fundit nga