Deputetja e PD, Grida Duma ka folur për mbledhjen e ditës së hënë në komisionin e Çështjeve Sociale ku pati debate të forta lidhur me aktin normativ të qeverisë për të kompensuar kompanitë që ndërtojnë vepra publike, për shkak të rritjes që kanë pësuar çmimet e disa lëndëve apo materialeve që ata përdorin.
Grida Duma ka zbuluar se në mesin e deputeteve socialiste, “ka disa zonja që e thonë qartazi që këta që vijnë këtu herë pas here sillen si ushtarë ose e kanë detyrë”.
Sipas Dumës, në komisionin ku diskutohej dje ky akt normativ kishte një pjesëmarrje të lartë deputetësh që shkojnë rrallë dhe se kjo ishte e urdhëruar.
“Unë dhe pjesëmarrjen dje në komision e lexova në shqisat e mia totalisht e urdhëruar
se ajo pjesëmarrje e lartë dhe ardhur dhe deputetë që rrallëherë marrin pjesë aty kuptohej që ishte e urdhëruar.
Mendoni që nesër rendi i ditës ka vetëm këtë aktin normativ mblidhet parlamenti për të miratuar vetëm këtë pikën që ti shtojmë para këtyre kompanive që po vuajnë shumë.
Ndërkohë që këtu vendi është në kolaps se s’ke mjekë e infermierë se po të ikin.
Se ke individë që shtohen në radhët e krimit ordiner se vjedhin se jetojnë me 200 mijë lelë, ti vazhdon diskuton që ca ti themi ne këtyre mos fitoni kaq?
Kishte një tension dhe në kolegë që unë i respektoj nga PS që u vendosën në pozita tmerrësisht militantiste jashtë figurës profesionale të tyre se u kuptua se ishte një çështje për tu kaluar me domosdo dhe shpejtësi”, tha Duma në studion e News24.