Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bisedimeve të djeshme në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Nepermjet nje postimi ne Twitter Rama ka theksuar se Ballkani Perëndimor nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i Ramës:
BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar, të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.
The EU needs to act firmly to secure a swift implementation of the Basic Agreement. Our region cannot become a hostage of a neverending crisis between Kosova and Serbia. We cannot allow nor the Northern Kosova, where the line between organized crime and local politicis is… pic.twitter.com/3luccJoyFd
— Edi Rama (@ediramaal) July 20, 2023
vijon