tensionet ne ukraine vjen thirrja e e2808bshba se dhe evropes per rusine 61efea7c06c9e

Tensionet në Ukrainë, vjen thirrja e ​SHBA-së dhe Evropës për Rusinë

January 25, 2022
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre evropianë zhvilluan një video-konferencë për të koordinuar përgjigjen e tyre ndaj tensioneve Rusi-Ukrainë, ku kanë theksuar dëshirën e tyre për një zgjidhje diplomatike.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit theksoi se “të gjitha palët kishin rënë dakord që agresioni i mëtejshëm rus kundër Ukrainës do të ketë pasoja shumë serioze”.

Sipas tij, i takon Rusisë të ndërmarrë hapa të dukshëm drejt uljes së tensioneve.

Shtëpia e Bardhë shtoi se “grupi diskutoi gjithashtu përgatitjet për të imponuar pasoja masive dhe kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë për veprime të tilla, si dhe për të përforcuar sigurinë në krahun lindor të NATO-s”.

Britania e Madhe nga ana e saj theksoi se grupi ra dakord “të ndërmarrë veprime të shpejta duke përfshirë një paketë të paprecedentë sanksionesh në rast të një inkursioni rus në Ukrainë”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se grupi “dëshironte që diplomacia të kishte sukses dhe po përgatitet për të gjitha eventualitetet”.

Në këtë video-konferencë ishin të pranishëm udhëheqësit e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Polonisë, si dhe presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nvidia terhiqet nga blerja e arm 61efea70b7825
Story i mëparshëm

Nvidia tërhiqet nga blerja e ARM

nga humbja e peshes te perkeqesimi i shikimit gjerat qe mund ti ndodhin trupit tuaj ne dimer 61efea83e0804
Story i radhës

Nga humbja e peshës te përkeqësimi i shikimit, gjërat që mund t’i ndodhin trupit tuaj në dimër

Të fundit nga

ShkoLartë