Tensione në debatin për Ligjin për mësimdhënësit

February 18, 2022
1 minut lexim

Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës maqedonase penguan përsëri debatin mbi Ligjin për mësimdhënësit, në Komisionin për Arsim në Kuvend.

Tensionet në një moment u përshkallëzuan dhe për pak u shmang përplasja fizike.

OBRM-PDUKM-ja opozitare akuzoi pushtetin se shmang procedurat parlamentare të përcaktuara me rregullore dhe dëshiron me forcë të shtyjë miratimin e ligjit. Seanca ishte vazhdim i debatit të mbetur në gjysmë një vit më parë po në të njëjtin komison.

“Në listë ka edhe shumë kolegë të cilët nuk kanë pasur të drejtën e fjalimit procedural. Çfarë bëri sot kryetarja e komisionit, filloi me rendin e ditës ndërsa i njëjti rend dite në komision nuk është miratuar. Vetëm për njoftim, fjalimet tona procedurale akoma kanë të bëjnë me konkluzionet të debatit publik që vitin e kaluar u mbajt këtu në Kuvend e që kishte të bëjë me Konceptin e ri për Arsim”, tha Bllagica Lasoska nga OBRM-PDUKM.

Zhaklina Llazarevska, kryetare e Komisionit për Arsim tha se në seancën e 17 qershorit të vitit 2021 me tetë vota “pro” u votua rendi i ditës dhe prandaj Komisioni duhet të vazhdojë të punojë dhe të debatojë për pagat e mësimdhënësve. LSDM-ja akuzon opozitën se qëllimisht pengon rritjen e pagave të mësimdhënësve.

“Bllokada e ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në arsimin fillor dhe të mesëm sot u kthyen në tentativa për dhunë fizike, kërcënime dhe kaos. Deputetët e OBRM-PDUKM-së as nuk lejojnë që të fillojë debati për këto ndryshime, e jo më miratimin e tyre. Sjellja e sotme e deputetëve nga radhët e OBRM-PDUKM-së është e turpshme, e ulët dhe e vrazhdë”, u shpreh Zhaklina LLazarevska, kryetare Komisionit për Arsim.

Pas reagimeve te opozitës pushteti u pajtua që tu jap deputeteve të drejtën e fjalimit procedural ashtu siç kishin kërkuar. Me ndryshimet në Ligjit për mësimdhënës të cilat i propozon pushteti, 27 mijë mësimdhënës parashihet të marrin paga më të larta kurse 4700 mësimdhënës të fitojnë punësim të përhershëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski – Petkov: Vazhdon dialogu për integrimet evropiane të RMV-së

Story i radhës

Zhegrova në bankën rezervë

Të fundit nga

ShkoLartë