Barazimi 1-1 në fund i Islandës i ka acaruar tej mase tifozët “kuqezi”, të cilët janë zhgënjyer për të 10-ën herë radhazi nga Kombëtarja.
Pas përfundimit të ndeshjes tifozët kanë filluar të bërtasin në drejtim të skuadrës, me këta të fundit që po shkonin për t’u kërkuar ndjesë.
Disa prej tyre i kërkuan llogari Berishës, që shkoi të bisedojë me ta.
Ndërsa më pas edhe grupi tjetër i lojtarëve u afruan, me një diskutim që zgjati për shumë sekonda mes palëve.