Vazhdon të rritet numri i figurave të rëndësishme të botës së sportit që kanë qëndruar në Ukrainë për të ndihmuar ushtrinë e vendit të tyre në luftën kundër pushtimin rus.
Boksierëve Vitaly dhe Wladimir Klitschko (i pari prej tyre shërben si kryetar i bashkisë së Kievit), trajnerit i Sherif Tiraspoliy Yuriy Vernydub dhe çiklistit Andrei Tchmil etj., u është bashkuar edhe një prej legjendave ë tenisit ukrainas, Andréi Medvedev.
Lajmi është konfirmuar përmes rrjeteve sociale nga kolegu i tij, Sergiy Stakhovsky, një nga sportistët që është regjistruar në ushtrinë ukrainase dhe që është më aktiv në rrjetet sociale.
Stakhovsky postoi një foto ku shfaqej bashkë me Medvedevin në llogarinë me komentin: “Legjenda e tenisit botëror, Andrei Medvedev, mbetet në Kiev dhe është gati të përballet me armikun.
Jam jashtëzakonisht i lumtur që shoh kapitenin e ekipit kombëtar të tenisit të Ukrainës, Andriy Medvedev, patriot i Ukrainës”.