Kohëve të fundit Jadon Sancho ka qenë ndër emrat më të përfolur, ku ylli anglez ende nuk është rikthyer në stërvitje me Manchester United.
Trajneri i United, Erik ten Hag e kishte konfirmuar që Sancho nuk është pjesë e stërvitjes me skuadrën për shkak se anësori anglez nuk është në gjendje të mirë mendërisht.
Po ashtu, Ten Hag kishte theksuar se përgatitja fizike e Sanchos ende nuk është në nivelin më të lartë.
Tani, i pyetur nëse Sancho do të rikthehet te United për ndeshjen kundër Bournemouthit, Ten Hag u përgjigj:
“Nuk ka gjasa që Jadon të rikthehet për ndeshjen kundër Nottingham Forest më 27 dhjetor”, tha Ten Hag.
Ten Hag e ka bërë të qartë se Jadon Sancho do të vazhdojë rehabilitimin e tij, dhe nuk pritet të rikthehet te United deri në vitin 2023.