Mëngjesi i sotëm është më i ftohti në Kodrën e Diellit -5 gradë, ku ka edhe më së shumti borë, 70 centimetra.
Siç informojnë nga DPHM, deri në orën 08:30 janë matur -4 gradë në Mavrovë dhe Krushevë, -2 në Berovë, -1 në Manastir, Tetovë, 0 në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Kavadar, 1 në Shkup-Petrovec, Ohër, Shtip, Pretor dhe Prilep, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, Demir Kapi dhe Veles dhe 3 në Vinicë dhe Gjevgjeli.
Trashësi më të madhe të borës ka në Mavrovë 56 centimetra, 4 në Tetovë dhe 2 në Gostivar.
Burimi: alfax.mk