Temperaturat kapin ekstremin 42 gracë C, parashikimi i motit për këtë javë

July 15, 2024
min lexim

Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale dhe të zgjatura në kohë.

Sipas SHMU, kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të theksuar të Anticiklonit Afrikan (dhe jo vetëm pasi gradualisht bashkohet edhe me Anticiklonin e Azoreve) shoqëruar me masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut (shkretëtira e Sahara-së).

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare. Në relievet malore në lindje kryesisht ditën e Enjte dhe atë të Premte vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje shiu me intensitet të ulët.
Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Kjo javë pritet të jetë “torturuese” për disa arsye dhe ndër më kryesoret është se vala e të nxehtit po zgjat (duke marë parasysh ditët që lamë pas) dhe do të zgjasi deri dhe në fund të javës.

Thënë kjo pasi vendi ynë për periudhën që ndodhemi ka përjetuar edhe herë të tjera temperatura 40 apo 42-43°C por për një periudhë kohore jo më shumë se disa ditë (kryesisht 3-4 ose maksimumi 5 ditë).

Arsyeja tjetër është se depërtimit i këtyre masave të nxehta mbi detin Mesdhe bën që ato të mbartin me vehte një sasi relativisht të lartë lagështire. Në këtë mënyrë nëse në kafazin meteorologjik zhiva e termometrit mund të shënojë deri në 42°C për trupin e njeriut kjo temperaturë ndjehet disa gradë më e lartë për shkak të lagështirës së lartë. Ndryshe do të ishte situata nëse masat ajrore do të ishin të thata dhe trupi ynë do të ndjente këto temperatura disa gradë më të ulta.

Gjithashtu vlen për tu theksuar edhe fakti i temperaturave të larta në orët e mbrëmjes sic njihet ndryshe me termin “netët tropikale”. Me temperatura që nuk zbresin më poshtë se 26-27°C (kryesisht zonat urbane) dhe lagështirën e lartë në ajër netët pritet të jenë “mbytëse” njësojë si në vendet tropikale ku në mesditë temperaturat arrijnë 38-40°C ndërsa në mbrëmje nuk zbresin më poshtë së 28-30°C.

Për sa u tha më sipër për këto ditë të gjithë duhet të tregohemi të kujdesshëm për të shmangur sa më shumë kohëzgjatjen e qëndrimit në diell dhe kryesisht kategoritë e njerëzve të ndjeshëm ndaj këtyre temperaturave.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dialogu në “vdekje klinike”, pak shpresa për rezultate

Story i radhës

Vazhdojnë temperaturat e larta, maksimalja sot arrin 38 gradë Celsius

Të fundit nga

ShkoLartë