Temperaturat e larta shqetësim për qytetarët

June 26, 2022
1 minut lexim

I nxehti që ka kapluar edhe vendin tonë ka zbrazur rrugët dhe zonat kryesisht të betonuara. Në kryeqytet sot temperaturat arritën deri në 34 gradë celsius.

“Temperaturat e larta kanë mbërritur, por edhe shqetësimet e shkaktuara nga këto temperatura. Mjekët dalin me rekomandime, duke qenë se tashmë qytetarët kanë filluar të paraqiten dhe të kërkojnë ndihmë nga urgjenca për shkak të marramendjeve apo shqetësimeve të tjera shëndetësore të shkaktuara nga këto temperature”, raporton gazetarja e Alsat.mk, Evi Shkopi.

Detyrimet bëni mirë t’i kryeni para orës 10 dhe pas orës 17, sepse përndryshe do t’u duhet të lëvizni atëherë kur edhe është piku i të nxehtit kur edhe regjistrohen temperaturat maksimale.

“Të mos ekspozohen në vende me diell ku nuk ka hije, sepse kjo mund të çojë në tejnxehjen e trupit dhe dehidrim. Dehidrimi ndikon në ruajtjen e baraspeshës dhe për këtë arsye qytetarët herë pas herë kanë marramendje apo humbin vetëdijen. Kur të ndjehen kështu, të ndalojnë në hije të hidratohen, pra të kujdesen për veten”, tha Elena Kareva Pilovska, mjeke.

Në numrin 194 qytetarët tashmë kanë filluar të kërkojnë ndihmë nga urgjenca dhe në të shumtën e rasteve ankohen për marramendje apo dhimbje koke.

“Më së shumti për momentin në Qendrën e Urgjencës lajmërohen për raste të marramendjeve dhe humbje të vetëdijes. Megjithatë gjatë ditës kemi pranuar edhe thirrje për përkeqësim të gjendjes së personave me sëmundje kronike, veçanërisht tek më të rriturit”, shtoi Elena Kareva Pilovska, mjeke.

Nga drejtoria për punë Hidrometeorologjike informojnë se temperaturat në vendin tonë gjatë këtyre ditëve do të arrijnë deri në 36 grade Celsius.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cili do të jetë kapiteni i ri i Interit në mungesë të Handanoviç?

Story i radhës

Kaevski: LSDM mbron interesat kombëtare, VMRO duhet të jep përgjegjësi dhe të ndalojë së punuari për interesat e të tjerëve

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë