Cili do të jetë kapiteni i ri i Interit në mungesë të Handanoviç?

Përveç merkatos në hyrje dhe dalje te Interi ka dhe një çështje tjetër për tu zgjidhur, ajo e kapitenit të skuadrës në rast të mungesës së Samir Handanoviç në 11-shen titullare.

Me ardhjen e portierit kamerunas, Andre Onana gjithçka është e hapur dhe ende nuk dihet se cili nga dy gardianët do të mbrojë katërkëndëshin e zikaltërve.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, janë dy lojtarë që janë në garë për një shirit kapiteni, Marselo Brozoviç dhe Nikolo Barela.

E përdishtmja e njohur sportive e ka titulluar, “Një shirit për të dy”, ku edhe vetë drejtuesit e Interit janë në dyshim se cili do të jetë zv.kapiteni i sezonit të ardhshëm i zikaltërve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci: “Bota sot” ka qenë dhe vazhdon të jetë një dritare e sportit të Kosovës

Story i radhës

Temperaturat e larta shqetësim për qytetarët

Të fundit nga