Temperaturat e larta, Qeveria e RMV-së vazhdon masat dhe rekomandimet

July 17, 2023
1 minut lexim

Në seancën e mbrëmshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar informacionin nga Ministria e Shëndetësisë për temperaturat e larta që pritet të përfshihet vendi ynë dhe ka miratuar rekomandimet përkatëse.

Masat e rekomanduara nga Qeveria janë lirimi nga detyrimet e punës i grupeve më të cenueshme të popullsisë, si: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, puna e të cilëve nuk mund të organizohet online. Domethënë liri nga prania fizike në vendin e punës të grupeve më të cenueshme të popullsisë, si: shtatzënat dhe moshat mbi 60 vjeç, duke organizuar punë online, ku e lejon procesi tekniko-teknologjik.

Sipas informacioneve të marra, Qeveria vendosi:

Autoritetet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike të respektojnë rekomandimet;

Qeveria i rekomandon sektorit privat që të organizojë orarin e punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, mbi të gjitha duke shmangur qëndrimin jashtë në periudhën nga ora 11:00-17:00;

Të gjitha personat juridikë që kryejnë veprimtari në natyrë, të ndërpresin veprimtarinë e tyre në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00, e kjo veçanërisht vlen për punën e punëtorëve në ndërtimtari;

Çerdhet duhet të organizojnë orarin e tyre të punës nga ora 7:00 deri në orën 17:00, në mënyrë që të mos praktikojnë aktivitet fizik dhe fëmijët të mos dalin jashtë pas orës 11:00.

Qeveria ka vendosur që këto masa të zgjasin 9 ditë, nga data 17-25 korrik, deri në vendimmarrje të mëtejshme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si ta lësh duhanin?

Story i radhës

Kore e Jugut, 49 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Të fundit nga

ShkoLartë