Temperaturat e larta/ Memedi: Prindërit të kenë kujdes me fëmijët, është paraqitur virus i ri nga i nxehti

July 21, 2023
1 minut lexim

Temperaturat e larta janë problemi më i madhë me të cilin përballen javët e fundit qytetarët e RMV-së dhe jo vetëm.

Konsumimi i vazhdueshëm i ujit dhe lëngjeve të tjera për të evituar dehidrimin është një nga propozimet që japin mjekët për të kaluar sa më lehtë këto ditë të nxehta.

Kurse nga Qeveria po edhe nga fella e mjekëve thonë se një nga masat që duhet të vihet në përdorim për këto ditë të nxehta është edhe reduktimi apo kufizimi i lëvizjes dhe daljeve pa nevojë, nga ora 10 deri në ora 17:00, raporton indeks.mk.

Në një prononcim për indeks.mk mjeku Harkan Memedi thotë se prindërit duhet të kenë kujdes dhe mos ti ekspozojnë fëmijët në mënyrë direkte në diellë sepse nga temepraturat e larta siç thotë Memedi është paraqitur edhe një virus i ri, që manifestohet me të vjella, dhembje barku, jashtëqitje e simptoma të tjera.

Sipas Memedit, përveç konsumimit të vazhdueshëm të ujit, qytetarët duhet të kenë kujdes edhe me përdorimin e ushqimit.

Shton se në temperaturat që manifestojnë aktualisht në vend, nuk duhet të përdoren ushqime të rënda dhe ato të fërguara po edhe apelon që tu iket edhe ushqimeve të shpejta (fastfood).

Mjeku, Harkan Memedi thotë se përveç fëmijëve, kategori e rrezikuar nga temperaturat e larta janë edhe mosha më e vjetër sepse nga dielli i fortë rezikohet rënja e menjëhershme e shtypjes së gjakut dhe marramendjeve, kokdhembjeve dhe si pasoj mund të humbet edhe vetëdija në moment. Shton se me paraqitjen e temperaturave të larta është regjistruar edhe ngritje e lehtë e ankesave nga pacientët nëpër ordinancat e mjekëve amë.

Për më tepër, ndiqeni prononcimin e mjekut, Harkan Memedi të dhënë për indeks.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rreth një ton kokainë u gjet në një barkë peshkimi në Itali

Story i radhës

Kapen mes vete ish-et e Bleros?

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë