Temperaturat disa gradë nën minus, njihuni me parashikimin e motit për sot

min lexim

Vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu dhe dëbore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet të kemi përmirësim gradual të kushteve të motit, duke bërë që territori të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e me shpejtësi mbi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa, në pjesën më të madhe do të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm, në Skandinavi dhe Lindje të kontinentit. Po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jenë pjesa me e madhe e Europës Qëndrore dhe Jugore. Ndërsa Brigjet e detit të Zi dhe brigjet e Egjeut paraqiten me vranësira  dhe reshje të dendura shiu. Gjithashtu, gadishulli Iberik vijon me rrebeshe të shiut dhe erës së fortë.

Kosova

Republika e Kosovës mbetet në ndikimin e motit të vranët i cili do të sjelli reshje në të gjithë territroin. Parashikohet që reshjet të jenë dëbore si pasoj e temperaturave shumë të ulëta që po përjeton momentalisht Kosova.

Maqedonia e Veriut

MV prej disa ditësh ndodhet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin, duke sjellë në territor vranësira të shpeshta të cilat do të zhvillohen herë pas here duke gjeneruar reshje në formë dëbore në të gjithë MV.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, raporton ministri Latifi

Story i radhës

Kurth të diktaturës totalitare në Evropën e shekullit të 20-të

Të fundit nga