Ndeshja Skënderbeu-Teuta, e cila do të nisë në orën 13:45 do të luhet në një fushë tërësisht të mbuluar me dëborë.
Në pamje duket fusha e cila është plot me dëborë duke parë se temperaturat në Korçë kanë qenë relativisht të ulëta.
Me këto kushte që ndodhet aktualisht fusha e stadiumit “Skënderbeu”, sfida do të luhet me top me ngjyrë të kuqe.
Takimi mes Skënderbeut dhe Teutës është i vlefshëm për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.