Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

Deri në orët e mesditës, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në zonat Verilindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Parashikohet stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

Vlerat më të larta priten në Elbasan, Berat dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgë 2 ballë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Basha, Ramës: Mos u sill si me qenë kryeministër i Sllovakisë, e jo Shqipërisë, eja nënshkruaj marrëveshjet

Story i radhës

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Të fundit nga