Basha, Ramës: Mos u sill si me qenë kryeministër i Sllovakisë, e jo Shqipërisë, eja nënshkruaj marrëveshjet

Edi Rama sot do të vizitojë Kosovën. Ai do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani, por jo edhe nga kryeministri Albin Kurti. Ky i fundit, i ka vënë një kusht Ramës, që duhet të mbahet mbledhja e përbashkët dhe nënshkruhen ato marrëveshje të cilat kanë qenë në plan.

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka reaguar pasi sot për vizitë do të qëndrojë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka thënë se se sjellja e Ramës karshi Kosovës, është si të ishte sjellje e si me qenë kryeminsitër i Sllovakisë e jo Shqipërisë.

Postimi në Facebook:

𝐌𝐢𝐫ë𝐦ë𝐧𝐠𝐣𝐞𝐬 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭ë𝐫 𝐑𝐚𝐦𝐚,

▪️Mirësevjen në Kosovë. Fillimisht më lejo të përgëzoj që përfundimisht u ktheve në rrugën e duhur të Berlinit, dhe njëkohësisht ngushëllime për dështimin e asaj të Novi Sadit!

➖Kurse sa i përket sjelljes tuaj ndërkombëtare në raport me Kosovën, gjendja është kjo:

📍Ju keni kërkuar mirëkuptim tek krerët e BE-së që ta mirëkuptojnë Vuçiqin për mos vënien e sanksioneve ndaj Rusisë!

📍Totalisht absurde; megjithatë, a i keni kërkuar dikujt në BE që të mos sanksionohet Kosova dhe të mirëkuptohet Kurti?!

📍Për më tepër, ishit i pari në sanksionimin e Kosovës, duke anuluar takimin mes dy qeverive dhe duke dështuar kështu nënshkrimin e 13 marrëveshjeve!

📍Pastaj kuptuam që anulimi erdhi si pasojë e zemërimit tuaj që Albini nuk po e implementon Asociacionin Vuçiqit!

📍Mirëpo z. Rama, meqë po e luani ndërkombëtarin neutral, a na tregoni sa herë keni anuluar ndonjë takim me Vuçiqin kur ai haptas 𝐑𝐄𝐅𝐔𝐙𝐎𝐍 të pranoj ekzistencën e çfardo marrëveshje? Dhe z. Rama, kur e pyesin mikun tuaj Vuçiq pse nuk e nënshkruat marrëveshjen në Ohër, ai tallet me juve dhe BE-në duke thênë se “ka dhimbje të papërballueshme në dorën e djathtë me të cilën nënshkruan, dhe kjo dhimbje do ta përcjell për 4 vitet e radhës!”

🚩 𝐈 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐳. 𝐑𝐚𝐦𝐚, ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐬’𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐦𝐞𝐬, 𝐩ë𝐫𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭’𝗶 𝗸𝘂𝗽𝘁𝗼𝗷𝗺ë 𝘀𝗷𝗲𝗹𝗹𝗷𝗲𝘁 𝘁𝘂𝗮 𝘀𝗶 𝐦𝐞 𝐪𝐞𝐧ë 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭ë𝐫 𝐢 𝐒𝐥𝐥𝐨𝐯𝐚𝐤𝐢𝐬ë, 𝐞 𝐣𝐨 𝐢 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬𝐞! 𝐄𝐣𝐚 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐤𝐮 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚, 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 ç𝐟𝐚𝐫𝐝𝐨 𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥𝐣𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐢 𝐠ë𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚!

Story i mëparshëm

Mariçiq: Partneriteti me SHBA-në është i rëndësishëm për reforma të shpejta

Story i radhës

Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

Të fundit nga