Temperatura deri në 14 gradë, çfarë ka rezervuar moti për këtë të hënë

March 21, 2022
1 minut lexim

Territori Shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, e njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës. 

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në det dallgëzim 1 -2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa veriore dhe zona e alpeve vijojnë me vranësira dhe reshje të dendura shiu dhe dëbore.

Gjithashtu shira të dendur dhe stuhi ere do të ketë në brigjet e Turqisë ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Po-ashtu ne ndikimin e motit të kthjellët por me temperatura të ulëta mbetet rajoni i Ballkanit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit në aksident: Në mesin e tyre gra shtatzëna dhe fëmijë

Story i radhës

Së paku gjashtë të vdekur nga bombardimet gjatë natës në qendrën tregtare në Kiev

Të fundit nga

ShkoLartë