Temë diskutimi është ndikimi i vërtetë i yllit argjentinas

Performanca e Leo Messit ndaj Real Madridit, në fitoren 1-0 të mbrëmshme, ndezi debat në Francë.

Temë diskutimi është ndikimi i vërtetë i yllit argjentinas te Paris Saint-Germain. Lojtari më i fortë në botë dje u eklipsua nga shoku i skuadrës, Mbappé.

Fat i madh që ky i fundit shënoi, duke e bërë më pak të hidhur penalltinë e humbur nga 7 herë fituesi i “Topit të Artë”. Emmanuel Petit komentoi për “RMC Sport”: “Mbreti i PSG tashmë është Mbappé, nuk e kuptoj pse Lionel nuk përpiqet të luajë me të.

Kur Neymar hyri në fushë, padyshim që po kërkonte të kombinonte me Messin. Tani udhëheq Mbappé, ndaj i takon atij të vihet në shërbim të Kylian, nëse dëshiron të jetë vendimtar dhe të fitojë zemrat e parizienëve”.

Nga ana tjetër, Nicolas Anelka shtoi mbi këtë debat: “Të gjithë ia kalojnë topin Messit për ta përmirësuar atë, por kjo e ngadalëson lojën e PSG. Ai është numri 9 që luan si 10, tërhiqet për të marrë topat dhe për t’i shpërndarë ato. Skuadra do që Leo të evidentohet, të shkëlqejë. Por, deri kur duhet të jetë kështu?”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këlliçi përplaset me Llatjan: Bëni avokatinë e një afere kaq të madhe, një ministër është në burg

Story i radhës

Rama i pashqetësuar nga hetimi për incineratorët, Spaho: S’mund të bëhen rrush e kumbulla 430 mln euro pa dijeninë e tij

Të fundit nga