Rama i pashqetësuar nga hetimi për incineratorët, Spaho: S’mund të bëhen rrush e kumbulla 430 mln euro pa dijeninë e tij

Kryeministri Rama mbrëmjen e djeshme në një intervistë për Zërin e Amerikës u shpreh se nuk është i shqetësuar nëse dalin emra të tjerë lidhur me hetimin e incineratorëve dhe përgjegjësia është individuale.

Deputeti demokrat, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho në një intervistë për Ora News u shpreh se kryeministri Rama duhet të jetë i pari që duhet të shqetësohet.

Spaho: Ju mendoni se 430 mln euro mund të bëhen rrush e kumbulla pa dijeninë e kreut të qeverisë? Ose si në rastin e Saimir Tahirit që u kanabizua Shqipëria dhe kryeministri të mos dijë gjë? Këto janë marifetet që mazhoranca bën, djeg ndonjërin si kokë turku për gjithë këtë aferë kaq të madhe dhe më pas çështjet mbyllen dhe mjaftohen me aq, por ama paratë ikin.

Ish-ministri Lefter Koka është i arrestuar lidhur me aferën e incineratorëve, pro zoti Spaho tha se nuk është e mundur të harxhohen 430 mln euro pa dijeninë e kryeministrit.  

Spaho: Ka edhe të tjerë që duhet të vihen para drejtësisë dhe mos ndodhë si me Saimir Tahirin i cili u dënuar me 3.4 vite burg, ndërsa zyrtarë të tjerë në pozita më të ulëta, për shpërdorim detyre janë dënuar më shumë se me 3.4 vite.

Sipas tij, dënimi i Tahirit është akuza më e vogël dh dënimi më i vogël që mund të merrte.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Temë diskutimi është ndikimi i vërtetë i yllit argjentinas

Story i radhës

Punime në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë gjatë ditëve të ardhshme

Të fundit nga