Tema aktuale nga politike gjermane ose gjithëbotërore…

min lexim

Për dallim të një bote të dikushme bipolare ose dybllokiste, me SHBA-s dhe ish BRSS-s si fuqi (supërfuqi) të njohura ushtarake ose nukleare ose atomike: Sot e kemi një situatë tjetër, ku rolin e rivaleve ose kundërshtareve kryesore të SHBA-s në politikën dhe sigurinë globale, vazhdojnë të lozin Kina dhe Rusia si fuqi të njohura industriale, ekonomike dhe nukleare ose atomike.

Ndaj, përveç SHBA-s, sikur e bëjnë ndërkohë aditive ose imediate kyçjen ose angazhimin aktivë, multilateral ose kolateral të UE-s (BE-s) dhe Gjermanisë në politikën dhe sigurinë globale ose planetare. E sidomos në marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme kontinentale dhe interkontinentale. Me theks të posaçëm në Ukrainë, Rusi, e sidomos në Kosovë, Shqipëri ose Ballkanin Perëndimorë ku shteti dhe kombi i madh gjerman, kanë dhënë një kontribut kolosal, epokal ose titanik. 

Lufta e Rusisë në Ukrainë, njëherë e përgjithmonë e ka ndryshuar botën.

Lideri ose Kancelari i Gjermanisë, z. Olaf Sholz është një lider ose politikan i zgjuar dhe shumë intelegjent, me përvojë të gjatë në politikën dhe politikëbërjen gjermane.

Z. Scholz (SPD), pos tjerash ka qenë edhe Ministër dhe Zv. Kancelar në kabinetin qeveritar të Dr. Angela Merkel (CDU), Kryetar ose Prefekt i Hamburgut dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që lufta në Ukrainë së bashku me krizën e njohur të Covid 19, si gjithëkund tjetër, edhe në Gjermani e kanë bërë të vetën.

Duke i nxjerrur në pah ose mbi sipërfaqe edhe të çarat, farkimet, divergjencat ose disonancat e ndryshme kognitive, politike, strategjike, gjeopolitike, konceptuale, ideologjike, manufakturale, koniukturale, ekonomike dhe të tjera edhe brenda “koalicionit semafor”(Socialdemokratët -Ekologjistët-Liberalët e Lirë) në Gjermani. E sidomos në fushën enërgjetike, industriale, finansiare, tregtare, ekonomike etj….

Duke e vërë theksin në krizën e pritshme enërgjetike në mungesë të gasit natyror,

karburantëve të naftës, benzinës dhe derivatëve të tjera, si pasojë e luftës në Ukrainë, gjegjësisht embargos së njohur gjermane ose perëndimore ndaj gasit natyror, si dhe karburantëve ose derivatëve të tjera nga Rusia.

Kështuqë për dallim të qëndrimit ose ‘politikës së matur, të kualifikuar ose moderuar’ të Kancelarit Scholz (SPD)-përsa i përket embargos ose politikës së gjithëmbarëshme të Gjermanisë ndaj Rusisë: Mund të vërehën nota, koncepte, formulime dhe tone ekstreme ose radikale nga ana e Ministres së Punëve të Jashtme,  Annalena Bearbock dhe Ministrit të Ekonomisë e Vicekancelarit të Gjermanisë, Robert Habeck (nga Partia e Gjelbërt ose Ekologjike)-ndaj Rusisë.

Me fjalë tjera, vicekancelari i Gjermanisë, Robert Habeck së bashku me shefen e diplomacisë gjermane, Annalena Bearbock (Grüne ose Ekologjistët)-janë për një bojkotim ose embargo totale tregtare, ekonomike, industriale dhe ekonomike të Gjermanisë ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj pushtuese, imperiale, shkatërrimtare ose apokaliptike kundër Ukrainës.

Mbase, për një bojkot ose pavarësi totale të Gjermanisë nga gasi rusë etj.

Se këndejmi, z. Habeck dhe znj. Bearbock, për çastin ose momentin, janë politikanët me të popullarizuar në Gjermani.

Ndërkaq Ministri i Financave, Christian Lindner (FDP), shihet si lojtari kyç ose kryesor në bordin (kabinetin) qeveritar të Kancelarit Scholz.

Në këtë kontekst, ka zëra që i shohin z. Habeck ose znj. Bearbock edhe në postin ose funksionin e mundshëm të Kancelarit ose Kancelares së re të Gjermanisë në rast të rënies së Kancelarit Scholz nga pushtetit, ose prishjes eventuale të “koalicoinit semafor” (kuq-gjelbër-verdhë)-për shkak të çështjeve ose aspektëve të mesipërme koniukturale, manufakturale, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera që fare lehtë mund të çojnë Gjermaninë në krizë qeveritare, ose në zgjedhje të reja parlamentare.

Një digresion:

Mëqe, si vlerë madhore ose ambivalente e filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfaredoqoftë: Por, në qartësimin, identifikimin, artikulimin, shquarjen dhe postulimin e ideve, teorive, konceptëve, definicionëve, nevojave, kërkesave, idealeve, interesave dhe vizionëve te përgjithshme individuale dhe kolektive në domenin e njohur kontekstual, kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, antropologjik, metafizik, ontologjik ose gnesologjiko-epistemologjik si baza ose themele kryesore mbi të cilat gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirëm e njohur të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë. U mor vesh se politologjia ose shkencat politike, janë shkenca shoqërore ose humaniste që i studiojnë dhe analizojnë politikën, shtetin, pushtetin, levizjet, procesët, diskurset, fenomenet, dukuritë, shfaqjet, trendet, tendecat ose manifestimet e ndryshme politike, mekanizmat ose institucionet e ndryshme shoqërore, qytetare, qeveritare, parlamentare, partiake, politike ose diplomatike, vlerat, parimet, konceptët, idetë, teoritë, akterët, gjegjësisht, liderët ose politikanët e ndryshëm dhe kështu me radhë. 

Se këndejmi, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (shpie) në diskursin dhe narrativin e njohur kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, empirik ose epistemologjik, sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike.

Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t’i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, ekonomia, religjioni etj. 

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

Çka (çfarë) dhe si me tutje?

Ndryshe nga kjo, janë disa çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t’i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën dhe diplomacinë evropiane që nga koha e revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli dhe Francë e deri me sot: Luftërat ose interesat e njohura tregtare ose ekonomike në mes popujve (kombëve) dhe shtetëve të mëdha industriale dhe ekonomike së bashku me ideologjinë e njohur shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike, ekonomike, shkencore, imdustriale, teknologjike etj. 

Aty janë edhe tendencat ose pretëndimet e ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli ose epoke së bashku me dy luftërat e mëdha botërore, si dhe luftërat ose konfliktët e ndryshme kontinentale, lokale, rajonale dhe kështu me radhë që jo rrallë e kanë dominuar, ricikluar ose rikonfiguruar historinë dhe gjeografinë politike të kontinentit plak.

Ndonëse, pa i harruar në këtë histori edhe etapat ose periudhat e dikurshme të absolutizmi, kolonializnmit, imperializmit dhe kështu me radhë.

Absolutizmi se këndejmi, në pjesën me të madhe ose substanciale të tij, ndodhëj i ndërlidhur dhe identifikuar me figurën ose personalitetin kontraverz dhe tepër despotik të mbretit francez, Lujit (Luigjit) të XIV-të dhe luftërat e ndryshme tregtare, ekonomike, kabinetike, komerciale dhe kolonialiste në Evropën e dikurshme të shekujve 17 dhe 18, kur perandori i lartëpërmendur frëng ( Luji i XIV- të), e kishte mbiquajtur dhe paramenduar asokohe vetvetën si “mbret të tokës, mbret të detit dhe mbret të diellit”: 

Gjithnjë fjala mbi Lujin e Katërmbëdhjetë dhe periudhën e mesipërme të absolutizmit të atëhershëm francez- kundër merkantilizmit (merkantalizmit) ,utilitarizmit dhe sekularizmit të njohur detar, tregtar, industrial dhe ekonomik të Holandës ( sè Hugo Grotiusit etj. ), Anglisë ( nën “Dinastitë” e njohura të Tudorëve dhe Stjuartëve, respektivisht  Yorkëve dhe Lankasterëve) etj.

Ndërkohë që në Gjermaninë (Prusinë) dhe Austrinë e asaj kohe ndodhej ne fuqi i merkantilizmi dhe i ashtuquajturi “kameralizmi” ose “dirigizmi” i njohur finansiar, tregtar dhe ekonomik nga ana e oboorëve të asokohshme mbretërore ose perandorake të Austrisë dhe Gjermanisë. 

Me merkantilizëm ose merkantalizëm në radhë të parë e nënkutojmë forcën ose fuqinë e gjithëmbarshme të shtetit ose shoqërisë mbi bazën e njohur monetare, finansiare, fiskale ose ekonomike. 

Për me tepër ndërkaq, pas firmosjëve të njohura të “Paqes së Vestfalisë” me 1648, “Paqes së Pirinejeve” me 1659 , “Marrëveshes së Utrehtit” me 1713 dhe vendosjes se të të ashtuquajturit “Sistemit të Balansës” ( “Balance of Powers” ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër europian: Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konfliktëve të mesipërme fetare ose kolonialiste në Evropë, do i zëvëndesonin të të ashtuquajturat “luftërat” ose “konfiktet kabinetike” së bashku me luftërat ose konfliktët e njohura tregtare dhe ekonomike në mes vendëve ose fuqive të ndryshme industriale dhe ekonomike. 

Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin “liberalizmin kapitalist” , gjegjësisht, “anarkoliberalizmin kapitalist” si stadin me të lartë të imperializmit të mevonshëm kolonial ose gjysëmkolonialist nga i cili dikur me vonë do të lindnin dhe gjeneronin edhe luftërat ose konfliktët e njohura botërore, lokale, rajonale etj

Si duket edhe largimi (brexitii) i Britanisë së Madhe nga UE-së ose nga ‘Eurozona’ u bë si të thuash për shkak të “luftërave të pashpallura” industriale, tregtare dhe ekonomike në mes Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë që paraqisnin dikur “katërshen e madhe” ose centrifugën kryesore të UE-s ose BE-s.

Kjo në radhë të parë për shkak të konkurencës së madhe ose “luftërave të brendshme” finansiare, industriale, teknologjike, tregtare ose ekonomike në mes koncernëve ose gjigantëve të njohur të industrisë automobilistike si Deimler Benz (Mercedes), Volkswagen (VW), BMW, Audi, Opel, Porsche etj. (Gjermani), Rols Rois, Jaguar, Landrover, Këdillak (Angli ose Britani e Madhe), Pezho, Citroen, Reno (Francè), Fiat, Alfa Romeo, Lamborgjini (Itali) etj…

Për të vazhduar me luftërat ose konfliktet tjera finansiare, tregtare ose ekonomike në industrinë ose teknologjinë ajrore, astronautike, digjitale ose kompjutorike, në industrinë e rëndë ose makroindustri, në fushën e ndarjes suksisive të buxhetit dhe finansave, në politikën fiskale ose merkantiliste, në industrinë ose teknologjinë e lartë ushtarake ose luftarake, në aksione të ndryshme ose kambiale dhe të ngjajshme.

Kështu që pas 47 ose 48 vitësh, Britania e Madhe u largua nga UE-s!

Britania e Madhe, është edhe fuqi e njohur nukleare ose atomke, fuqia e pëstë industriale dhe ekonomike në botë, si dhe ish partnerja me e rëndësishme tregtare dhe ekonomike e Gjermanisë në BE-së.

Largimi i Britanisë së Madhe nga UE-së, i kushtoi hiç me pak se  afro15O.OOO vende pune-Republikës Federale të Gjermanisë si Fuqia ose Lokomotiva kryesore e UE-së

ose BE-së.

Francës, Italisë, Spanjës, Portugalisë, Holandës, Austrisë, Kroacisë dhe shtetëve tjera, gjithashtu.

Se këndejmi, duke filluar që nga Konrad Adenauer, Helmut Schmidt, dhe deri tek Dr. Angela Merkel dhe Olaf Scholz, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; i kanë kombinuar, balancuar, ravijeziar, konturuar, eksploruar dhe avansuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik.

Ndaj, nëse kriza globale dikur mbërriti edhe në Gjermani, kjo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë. 

Në këtë kontekst, Europa po kërkonte rregulla dhe standarde ose trende të reja në tregjet financiare dhe ekonomike ku Gjermania ishte dhe mbeti një kampione e eksporteve.

Ndonëse, pasiqë  kriza finansiare, tregtare dhe ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë dhe Covid 19, tashmë e kanë kapluar ose pushtuar Europën dhe krejt globin, vëmendja e liderëve gjerman është e fokusuar tek menaxhimi i krizës si dhe tek strategjia dhe planifikimi i së ardhmës.

Ndërkohë që krizat e mesipërme sikur kanë nxjerrur në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve ose çështjeve kardinale dhe ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli europian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin zemërgjerë si dhe në një mirëqenie për të gjithë në një botë të globalizuar? Si mund të përqaset , ravijezohet, unifikohet dhe adaptohet  tregu i përbashkët i vlerave, financëve dhe kapitalut me tregtinë ose realitetin, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq? 

Në këtë kontekst, gjermanët kanë kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre po i mbron nga kriza. 

Skemat e punës me afat të shkurtër dhe afatgjatgjatë, kanë mbrojtur dhe shpëtuar shumë vende pune. 

Megjithatë, ekziston frika latente dhe permanente sipas të së cilës, problemet e mëdha ose kardinale, sikur janë lënë ose shtyrë për më vonë . 

Në Bruksel, Moskë, Peking dhe Uashington ndërkaq, zyrtarët e lartë, gjithëmonë i kanë ndjekur ose pèrcjellut me vemendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Gjermani. 

Gjermania është edhe kandidate potenciale për të qenë anëtare e re e rregullt dhe e jashtëzakonshme ose fuqiplote e Këshillit të Sigurimit të OKB-së së  bashku me SHBA-së, Rusinë , Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Pesha dhe rëndësia strategjike e Gjermanisë…

Marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes SHBA-s dhe Republikës Federale të Gjermanisë (lëxo dy fuqive kryesore të Natos dhe Perëndimit e me gjërë) kishte kohë që nuk ishin të mira, por të acaruara ose tensionuara. 

Ish Presidenti Trump, kishte vendosur të largonte një pjesë të madhe të kontigjentit të ushtarëve amerikan të dislokuar ose stacionuar tani e afro 7O vite rrjesht në Gjermani.

Në Gjermani dhe Japoni se këndejmi, ndodhën bazat me të fuqishme të ushtrisë amerikane në të gjithë botën. Planin e tij e hodhi poshtë Presidenti Biden.

Nga viti 1945 dhe deri në vitin 1955, në Gjermani, ishin të dislokuar ose stacionuar 4OO. OOO ushtar të Natos, nga të cilët, me tepër se gjysma e tyre ishin ushtar amerikan. 

Nga viti 2OO6 dhe deri me 2O18- 74.OOO ushtar amerikan. 

Ndërkaq, në kuadër të konceptëve, formulave ose doktrinave të ndryshme ushtarake dhe politike të Natos (lëxo doktrinën e Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”): Gjermanët dhe Gjermania, dikur ishin paraparë ose predispozuar si një poligon i madh taktik, ushtarak ose strategjik në të dyja anët e kufirit të atëherëshëm gjermano-gjerman, që do e pranonin goditjen e parë dhe më të fuqishmën në kushtët ose rrethanat e ndonjë lufte të mundshme nuklerare ose atomike në mes Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”!

Rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, sikur parashtroi edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirreshtime, rikonfigurime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresiv” në kumtimin e një “bote globale”,apo multipolare ose subllokiste, sfiduese dhe turbulente për të gjithë.

Ndonëse,pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithëmonë ka qenë kruciale dhe jetike.

Shtabi i Përgjithëshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amdrikane për Europën (US Europian Command -EUCOM) -është e vëndosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vende të botës. Edhe në Kosovë. 

Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Europë dhe në të gjithë botën.

Detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it Amerikan ështe mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimëve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohën as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqsore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj.

Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s
të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë. 

Sipas të dhënave ose vlerësimëve të konfidentuara të Pentagonit dhe Ushtrisë Amerikane: Në Gjermani për momentin janë të dislokuar ose stacionuar 29. 5OO  ushtar amerikan të ndarë dhe sistemuar në pesë (5) Garnizone të ndryshme, ndër të cilët edhe Korpusi ose Garnizoni i njohur për Europën dhe Afrikën ( US Marine Corps of Europe and Africa) me seli në Böblingen (në afërsi të Stuttgardit) të Gjermanisë Jugperëndimore. Plus 96OO pilot ose pjesëtar të forcave elite të Flotës Ajrore (Us Air Force) ose Aviacionit Amerikan të stacionuar në Ramstein dhe Spangdahlem.

Pas Japonisë, në Gjermani ndodhët kontigjenti me i madh i ushtarëve amerikan.

Ndërkohë që roli dhe misioni i Bazave ose Garnizonëve të Ushtrisë Amerikane në Gjermani është insubordinues, respektivisht multilateral dhe kolateral. Në bazat ose garnizonet ushtarake të SHBA-s në Gjermani, nuk janë të punësuar vetëm ushtarët dhe ushtarakët (oficerët) amerikan, por edhe shumë qytetar gjerman si në Ramstein, Spangdahlem, Böblingen, në Bazën e njohur “Bavaria” (Baza me e madhe ushtarake e SHBA-s në të gjithë botën, me një sipërfaqe prej 39O kilometrash katrore ku ndodhën të punësuar afro 5OOO ushtar dhe ushtarak amerikan së bashku me familjet e tyre etj.) në kufi me Çekinë dhe gjetiu.

Ndërkaq, shteti dhe qeveria gjermane për nevojat dhe mirëmbajtjen e ushtrisë amerikane, nga buxheti i tyre shtetror dhe nacional, për çdo vitë i ndajnë nga 25O milion euro. Plus 48O milion euro për shpënzimet dhe nevojat e ndryshme sanitare, infrastrukturore dhe të tjera të Natos.

Kriza ose acarimi amerikano-gjerman, thonë se erdhi për shkak të raketave, ose 2O bombave nukleare ose atomike në bazën e njohur amerikane “Büchel” në Gjermani, si dhe këmbnguljes amerikane për ndarjen e “2 %” të Gjermanisë nga buxheti i  përgjithëshëm për nevojat (buxhetin) e Natos, Ushtrisë Amerikane etj. 
Ish Presidenti Trump dhe Administrata e tij, e patën paralajmëruar edhe mundësinë e tërheqjes ose përgjysmimit të trupave dhe bazave amerikane nga Gjermania në Poloni ose dikund tjetër.

Polonia edhe pse është njëra prej përfituesëve me të mëdha ose kryesore nga buxheti i përbashkët i UE-s ku taksapaguesit, industria dhe ekonomia e fuqishme gjermane e kanë kontributin (investimin) dhe fjalën kryesore, vazhdon të kërkoi nga Gjermania reperacione të shumëta ose astronomike të Luftës së Dytë Botërore. 

Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale, bilaterale dhe multilaterale.

Gjithëçka sikur ndodhët e varur nga SHBA-së!

Në nivel global ose unuverzal: Nga 5OO kompanitë më të fuqishme finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, afro gjysma ose rreth 2OO prej tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetët e Bashkuara të Amerikës (SHBA-s). 

Ndërkaq, kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuader të forcave të Natos, respektivisht në kuader të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale ose universale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi (mbi 48 %).

Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera.

Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2OO4, ishin 38O miliard dollar amerikan.

Ndërsa në vitin 2OO5 dhe 2OO6, e tejkaluan shifrën e 5OO ose 7OO miliardëve. Mos të flasim mbi koston e luftës së Kosovës!

Ndërkaq, firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 33O miliardëve dollar amerikan), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliard dollar si dhe me 5OOO firma ose bisnese dhe afro 2 milion punètor nè SHBA-s dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 2OO miliard dollar), Chevron ( 19O miliard dollar), Ford Motors ( 18O miliard dollar), Conoco Philips (17O miliard dollar), Mc.Donallds me afro 5OO. OOO punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anëkënd globit, General Electric, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane, i bëjnë SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore të globit tonë tokësor. 

Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.

Ndonëse, SHBA-s deri në fund të shekullit XX (2O) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21)-ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (ajroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kemikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrine ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në atë satelitore ose teleskopike, industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplatimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gasit natyror ose vajgurit etj.

Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura finansiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh dhe i fuqishëm. 

Sidomos në Fondin Monentar Ndërkombtar (MMF) ku SHBA-a me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos, në Bankën botërore  me 16. 4 %, gjithashtu.

Në këtë histori të kontributit të gjithëmbarëshëm të SHBA-s, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, finansiar ose ekonomik të SHBA-s në OKB-s dhe organizata tjera relevante ndërkombtare.

Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, ushtarake, materiale, teknike, logjistike, finansiare, ekonomike dhe të tjera të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarshme të globit, kanë

shtrirje dhe një dimension ose karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. 

E sidomos në Gjermani, Kosovë, Shqipëri, Ballkan (Europë) dhe gjithandej.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komisioni hetimor për 6 janarin interviston ish-Sekretarin e Thesarit Mnuchin

Story i radhës

Tur në Europë: Princit saudit të kurorës sërish i shtrohet tapeti i kuq

Të fundit nga