Televizionet që degradojnë dhe bastardojnë çdo gjë kombëtare duhet të mbyllen pa si e pse?!

min lexim

Në vjeshtën e vitit 1990,kur tashmë kishin kaluar disa muaj që Serbia kishte mbyllur Radiotelevizionin e Prishtinës, fëmijët shqiptarë, pa fajin e tyre kishin filluar të këndonin këngë e valle serbe, të cilat i jepte pothuajse në çdo mbrëmje televizioni serb.
Dhe nuk kishin faj fëmijët shqiptarë, pasi që nuk kishin zgjedhje tjetër!
Serbia, kishte filluar kështu të realizonte programin e vetë, për shkombëtarizimin zhdukjen e çdo gjëje shqiptare në Kosovë.
Për fat të mirë tonin dhe të fëmijëve tanë, ishte përparimi teknik dhe mungesën e valëve të televizionit, shqiptarët e kompensonin me programe të ndryshme nëpërmes të kasetave elektronike, që kishin vërshuar në atë kohë e tutje.
Ato kaseta ishin shndërruar si digë kundër asimilimit serb të fëmijëve tanë, sepse thuajse çdo familje shqiptare kishte siguruar kasetat elektronike, të cilat i shikonin dhe dëgjonin me familjet dhe fëmijët e tyre.
Përparimet teknike mundësuan që pas luftës në Kosovën e çliruar nga pushtuesi serbë të fillojnë nga puna dhjetëra apo qindra televizione shqiptare.
Disa publike, dhe shumica private. Dhe këto televizione filluan që në studiot e tyre të së pari të punësonin familjarë e të afërm të tyre pa asnjë kriter as gjuhësor, as kulturor e as shkencor.
Filluan të vërshonin qindra të ashtuquajtur gazetarë, xhirues e profesione nga më të ndryshmet, pa bërë një ditë shkollë për ato profesione.
Përveç kësaj gazetarët dhe moderatorët e emisioneve të ndryshme, meqë nuk kishin bërë shkollim të duhur, filluan të shkruanin e të flisnin secili sipas dialektit të tij familjar e fisnor dhe gjuhën shqipe e bastarduan deri në refuzim!
Filluan të bëjnë emisione të ndryshme (emisione u thënçin) pa asnjë kriter e asnjë qëllim. Filluan që nëpër emisione të ndryshme të shajnë e të shahen në format më vulgare.
Bëjnë emisione e programe kot së koti, të cilat nuk i han as qeni.
Sot e këtu hap qendër televizive ai që ka siguruar para e të ardhura të pista dhe me emisione e programe televizive dëshiron që ta lajë vetveten.
Dhe degradimet gjuhësore, kulturore e kombëtare vazhdojnë të gërryejnë në trupin dhe trurin e secilit.
(Mjafton këtu të përmendet sidomos Klan Kosova, qendër kjo televizive që ka arritur deri në bastardimin e çdo gjëje shqiptare. Shihni se çfarë bëjnë me atë Big Brother-in e këtyre ditëve dhe gjithçka është e mjaftueshme!
Ata më të rrezikuarit në këtë mes janë fëmijët, të cilët edhe i shohin më së shumti këto programe(këto faqe të zeza)dhe nga to infektohen.
Meqë shteti dhe shtetarët janë të angazhuar me probleme politike, do të ishte e udhës që shoqëria civile, të civilizohej, dhe të kërkonte që televizionet që emitojnë emisione e programe që degradojnë gjuhën tonë, që degradojnë kulturën tonë, që bastardojnë gjithçka kombëtare, të mbyllen pa si e pse?!

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Ish zv/ministri: E takova pak orë pas vendimit, ja ҫfarë më tha Salih Mustafa

Story i radhës

Turqi, presidenti Erdogan reagon ndaj dënimit të kryebashkiakut të Stambollit

Të fundit nga