teleskopi hubble kap nje qender aktive te galaktikes 685ef44e2a7c1

Teleskopi Hubble kap një qendër aktive të galaktikës

June 27, 2025
1 minut lexim

Teleskopi hapësinor Hubble ka kapur dritën që nisi udhëtimin e saj 250 milionë vite më parë, nga galaktika spirale UGC 11397, e vendosur në yjësinë Lyra. Kjo do të thotë se ne po e shohim këtë galaktikë ashtu siç ishte menjëherë pas zhdukjes së dinosaurëve nga planeti Tokë.

UGC 11397 ngjan me një galaktikë spirale tipike me dy “krahë” të harkuar të mbushur me yje dhe rripa të errët pluhuri ndërmjet tyre. Por ajo që e dallon këtë galaktikë është bërthama e saj misterioze: aty fshihet një vrimë e zezë supermasive, me një masë 174 milionë herë më të madhe se ajo e Diellit.

Kur rreth kësaj vrime të zezë mblidhen lëndë gaz, pluhur apo madje edhe yje ato ngrohen në nivele ekstreme, duke emetuar rrezatim që shkon nga rrezet gama dhe rrezet X, deri te valët radio. Pluhuri i dendur përreth e pengon dritën e dukshme të arrijë tek ne, por rrezet X arrijnë të depërtojnë, duke i dhënë astronomëve një “pamje përmes errësirës”.

Për këtë arsye, UGC 11397 është klasifikuar si një galaktikë e tipit Seyfert 2, një galaktikë aktive me një qendër të padukshme në spektrin e dritës së zakonshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

idriz zeqiraj demokracia po rrezikohet nga komandantet pa ushtare 685ef39a3243f
Lajmi i mëparshëm

Idriz Zeqiraj: Demokracia po rrezikohet nga ‘komandantët’ pa ushtarë

stervitjet ushtarake qe u mbajten afer bujanocit konfirmojne bashkepunimin ushtarak shba serbi 685ef48ad278e
Lajmi i radhës

Stërvitjet ushtarake që u mbajtën afër Bujanocit “konfirmojnë bashkëpunimin ushtarak SHBA-Serbi”

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë