Idriz Zeqiraj: Demokracia po rrezikohet nga ‘komandantët’ pa ushtarë

June 27, 2025
1 minut lexim

Gazeta “Bota Sot” po feston me krenari 30 vjetorin e themelimit të saj, duke shënuar tre dekada në angazhimin e të vërtetës. Gjatë kësaj periudhe, gazeta ka qenë një platformë e rëndësishme për shumë intelektualë, gazetarë dhe bashkëpunëtorë, të cilët kanë kontribuar në rrugën e së vertetës.

Në këtë përvjetor të veçantë, shumë prej tyre kanë dërguar urime dhe mesazhe për sukses të mëtejshëm, duke theksuar rolin e rëndësishëm që “Bota Sot” ka luajtur në skenën mediatike. Një ndër urimet e veçanta vjen nga opinionisti dhe bashkëpunëtori i hershëm, Idriz Zeqiraj.

Përveç, kësaj  Zeqiraj  ka komentuar gjendjen politike në Kosovë, duke theksuar abuzimin me pushtetin dhe demokracinë nga ish-komandantë të luftës, tash të shndërruar në figura politike me grupe të interesit. Ai ka kritikuar përpjekjet e tyre për rikthim në pushtet, pavarësisht refuzimit nga qytetarët në zgjedhjet e fundit, madje edhe përmes bllokimit të Kuvendit.

“Situata politike aktuale në Kosovë, lënë për të dëshiruar. Abuzimi me pushtetin, me demokracinë, nga “komandantët” pa ushtarë, por me banda të bollshme, ka lënë pasoja në shoqërinë kosovare. Populli foli në dy palë zgjedhjet e fundit, i refuzoi “kumandarët” me subjektet e tyre të koalicionuara në PAN. Megjithatë ata nuk duan ta pranojnë humbjen, duan të rikthehen në pushtet, qoftë edhe me bllokimin e Kuvendit!”, ka thënë ai

Gjithashtu, Zeqiraj ka vlerësuar gazetën “Bota sot” për qëndrueshmërinë dhe pavarësinë në raportim, në kontrast me shumicën e mediave që sipas tij janë të kapura nga grupe të fuqishme politike e financiare.

 “Ndërkohë, “Bota sot”, për ndryshim nga shumësia absolute e mediave të kapura nga mujsharë politikë e financiarë, vazhdojnë ta kenë vartësinë, njëanshmërinë informative, qoftë në portale, ashtu edhe në debate televizive. Si gjithmonë “Bota sot”, ka qenë e njëtrajtshme në informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve të Kosovës, madje pavarësisht rrethanave që krijuan disa bijë bastardë e zuzarë!”, ka deklaruar Zeqiraj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Emri i madh i Kosovës, Esat Mehmeti: Me punë e angazhim kolosal ‘Bota sot’ ishte një port – kala që i bëri ballë për 30 vite fortunave

Të fundit nga

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Abuzimi emocional është një formë e dhunës që përfshin manipulimin, poshtërimin, dhe shkatërrimin e vetëvlerësimit të një individi. Ky lloj abuzimi shpesh është më i fshehtë se sa abuzimi fizik dhe shpesh
ShkoLartë