Telegram lançon pagesat në kriptomonedha

April 29, 2022
1 minut lexim

Dërgimi i kriptomonedhave tashmë është vetëm një mesazh larg falë një funksionaliteti të ri nga Telegram. Aplikacioni i komunikimit prezantoi pagesat në kriptomonedha përmes The Open Network (TON).

Në rrjetin social Twitter aplikacioni bëri të ditur se përdoruesit tashmë mund të dërgojnë dhe pranojnë kriptomonedha përmes tokenit TON.

Është një tjetër risi e Telegram sepse do të bëhet aplikacioni i parë që mundëson pagesa në kriptomonedha në mënyrë të shpejtë dhe sigurte.

TON ka zhvilluar një bot i cili bën të mundur dërgimin dhe pranimin e kriptomonedhave nga bisedat në Telegram. Mbi të gjitha transaksionet janë falas, që do të thotë zero tarifa.

Për të përdorur këtë funksion përdoruesit duhet të shkarkojnë dhe instalojnë Telegram Wallet Bot. Mjafton një kartë bankare për të vijuar me transfertat.

Telegram shpreson që me këtë funksion të bëjë procesin e dërgimit dhe pranimit të pagesave në Telegram pjesë e përditshmërisë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuvendi i PD/ Floriana Garo jep detajet e para

Story i radhës

Mitet më të shpeshta për vrapimin dhe sa janë të vërteta

Të fundit nga

ShkoLartë