Tre modelet telefonësh Samsung janë zbuluar me probleme sigurie të cilat janë abuzuar nga një prodhues mjetesh përgjimi për të vjedhur të dhënat personale të përdoruesve.
Hulumtuesit e Google Project Zero thanë se modelet Galaxy S10, A50 dhe A51 ishin prekur dhe vetëm pajisjet Samsung me çipet Exynos janë ekspozuar.
Sulmet janë bërë ndaj objektivave në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Google nuk ka përmendur emrin e kompanisë që ka krijuar mjetet e përgjimit por tha se problemet e sigurisë kanë qenë pjesë e një zinxhiri infektimi.
Google tha se fushata ishte e ngjashme me ato që kemi parë më herët. Ekziston mundësia që Google po i referohet spyuerit Hermit ndërtuar nga një kompani Italiane quajtur RCS Lab.
Shpeshherë firmat komerciale tejkalojnë kufijtë me mjetet e përgjimit. Një shembull është NSO Group, teknologjisë e së cilës përdoren edhe nga aktorë shtetëtore në sulme kibernetike. /PCWorld Albanian