Teknologjia në zgjedhje, Pelinku: Votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë vendin, kosto e lartë

min lexim

Për të shmangur votimin e shumfishtë, edhe në zgjedhjet e 6 marsit votuesit do të identifikohen në mënyrë elektronike. Por sipas nënkomisioneres Lealba Pelinku votimi dhe numërimi elektronik, siç do të ndodhë në Vorë, për ta shtrirë në të gjithë vendin do të duhet më shumë kohë pasi për ta aplikuar i kushton financave të shtetit shumë para.

Në 942 qëndrat e votimit në 6 bashkitë do të vendosen edhe pajisjet PEI, për të bërë të mundur identifikimin elektronik.

Nënkomisionerja Lealba Pelinku tregon se ashtu si në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në disa zona zgjedhore kanë hasur vështirësi për të gjetur operatorë.

“Të njëjtën vështirësi kemi hasur dhe për zgjedhjet e 6 marsit dhe kushtet atmosferike bora dhe i ftohti kanë përbërë shkak”.

Në Vorë qytetarët do të votojnë në mënyrë elektronike, ndërsa rezultati do të përcillet në kohë reale nga qëndrat e votimit në KQZ.

“KQZ ka marrë masa për edukimin e zgjedhësve në atë zonë duke vënë në dispozicion aplikacionin ku çdo zgjedhës i Vorës ka mundësi të ushtrohet paraprakisht.”

Teknologjia, sipas Pelinkut, shmang retorikën politike si dhe votën familjare, por për t’u shtrirë në të gjithë vendin votimi dhe numërimi elektronik problem mbetet kostoja financiare.

“Nuk e besoj pse të mos ketë dakordësi për këtë zgjerim të shtrirjes, nuk mund të themi në 100% si për koston por edhe vështirësitë që paraqesin zonat rurale. Do të ishte mirë që zgjerimi të bëhej duke filluar nga zonat urbane.”

Për çdo problematikë gjatë procesit të votimit, kompania kontraktuese do të japë asistencën e duhur KQZ për të zgjidhur problemet teknike që mund të shfaqen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

La Galaxy në negociata me Sergio Ramosin

Story i radhës

ITKSH: Fryma antisemite në konfliktin Rusi-Ukrainë, e papranueshme!

Të fundit nga