Tebas shuan ëndrrat e PSG-së

Javier Tebas, numri një i La Liga-s, ka folur për  të ardhmen e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland në një event në prag të El Clasico-s mes Real Madrid-it dhe Barcelona-s të kësaj fundjave.

Kanë bërë përshtypje deklaratat e publikuar nga AS kryesisht në lidhje me sulmuesin francez dhe të ardhmen e tij.

“Për Erling Haalan them se më duket e vështirë të kalojë te Barcelona për shkak të situatës financiare të klubit”, ka thënë Tebas në lidhje me sulmuesin e Borussia Dortmund-it.

Për Mbappe: “Ajo që është e qartë është se Mbappe nuk do të qëndrojë te PSG. Nuk është normale që nuk e ka thënë se ku do të jetë sezonin e ardhshëm pa zgjidhur problemin me kontratën e tij. Sigurisht nuk do të jetë te PSG, kjo është ajo që mendoj”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Faljet: Prononcohet kabineti i Presidentit

Story i radhës

Luftëtari i pazakonshëm, pa dy këmbë, lufton trimërisht kundër rusëve! / Goditja e oligarkëve vazhdon

Të fundit nga