Tearca nën pushtetin e ujit, reshjet e dendura të shiut dhe breshrit e lanë fshatin pa rrymë e ujë

I gjithë rajoni i Pollgut pasditen e sotme është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe të breshrit. Por më kritike situata ka qenë në komunën e Teracës në Tetovë, ku nga të reshurat e forta të shiut fshati ka ngelur pa rrymë elektrike dhe pa ujë të pijshëm. Ndërkaq edhe rrugët e fshati janë nën ujë dhe të dëmtuara. Po ashtu, raportohet edhe për dëme të pronave private si shtëpi apo garazhe. Autoritet ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës në këtë fshat.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Spanja në finale, ndeshet me Anglinë U21

Story i radhës

Fatos Lubonja: Ja pse Rama nuk takohet me Kurtin

Të fundit nga