5 persona kanë përfunduar në spital pasi në Pamplona të Spanjës u rikthye festivali i San Fermin i vrapimit me dema pas dy vitesh mungese për shkak të pandemisë.
Vit pas viti, në këtë festival lëndohen njerëz, e megjithatë audienca është e madhe.
“Është adrenalinë shumë e madhe, kam vrapuar shumë edhe zemra tani po rreh shopejt, ishte vërtet e mahnitshme“, thotë Nico Falconde.
“U ktheva dhe pashë demin më të madh që kam parë ndonjëherë në jetën time. Nisa të vrapoja sa të mundesha. Jam i lumtur që jam ende gjallë“, rrëfen Arsh Brah.
Gjashtë dema të udhëhequr nga gjashtë drejtues profesionistë mbajnë tufën së bashku të cilët ndjekin nga pas me qindra vrapues të veshur kryesisht me veshje tradicionale të bardha me shall të kuq në qafë.
Gjashtëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në vrapimet e demave që nga viti 1910. Vdekja e fundit ka ndodhur në vitin 2009.