Mërruve, të rruva, brisku i “berberit”

Para shumë vitesh, derisa jetoja në Prishtinë, vizitoja “berberhanet” për rruarje leshi në kokë dhe pak përfundi… në fytyrë. Aty dëgjoje biseda të ndryshme fabula, e barsoleta të myshterinjve vizitor, por edhe panelistit – rrojtarit, ai rruante dhe i jepte tone bisedës, së pari të intervistonte i kujt je, ku punon e pyetje të tjera personale. Këtë e bënte për të drejtuar bisedën dhe për të zgjedhur temat. Ndër të tjera ai shpaloste temën, si pjesëz të ndonjë ndodhie me interes. Ai ndër të tjera përfolte dialogun me një gjykatës, i cili rrojtarit ia kishte besuar kokën, duke përfshirë edhe fytyrën.

Ai përfolte fjalët e gjykatësit me vokabularin e tij “terbijen”. Gjykatësi ishte ankuar për fëmiun që nuk e dëgjonte, pra me një fjale nuk ishte i kënaqur me të: – djali im pse s’po mëson, i ke të gjitha…, ndërsa unë kur kam qenënë moshën tënde s’kam pas asgjë, më duhej të udhëtoja me kilometra deri në shkollë, kishim vetëm një lopë që na ushqente… dhe ja ku jam sot.

Gjykatësi duke menduar që e ka goditur cakun ishte shkund nga krenaria duke pritur përgjigjen e çunit të llastuar. Çuni pa një pa dy ia kthen: po babi ke të drejtë, por po harron një gjë ti ke qenë fëmijë bujku, ndërsa unë jam fëmi gjykatësi… kështu e përmbylli “berberi” analizën e “tërbijes” pa ndalë aspak gërshërët dhe briskun e rrojës, u letova nga leshi i tepërt, por edhe përfitova nga tregimi i “berberit”, të cilin po shpërndaj me ju, pas aq shumë dekadash…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria i përcjellë Kuvendit propozim kornizën negociuese të RMV-së me BE-në

Story i radhës

Të vraposh me demat, 5 të lënduar në Spanjë

Të fundit nga