Të vjen në ndihmë kosi, pastrimi më i thjeshtë i fytyrës në mbrëmje

March 28, 2022
1 minut lexim

Për pastrimin më të thjeshtë të fytyrës çdo mbrëmje, ky lloj scrub-i është mënyra më e mirë. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe vlerat pastruese dhe hidratuese po ashtu. Nëse përdor kripën e trashë, pastrimi do të jetë i thellë dhe energjik, ndërsa nëse ke fytyrë delikate, këshillohet që bashkë me kosin të bashkosh sheqerin e kuq (sheqer kallami)

Përbërësit:

2 lugë çaji kos

1 lugë kafe kripë (variacion edhe sheqer kallami)

Përziej kosin me kripën dhe fillo aplikimin në fytyrë të larë paraprakisht dhe të lagur. Aplikimin bëje me kujdes dhe me lëvizje rrethore. Masazhoje me mollëzat e gishtave për disa minuta. Pas kësaj, lëre në qetësi edhe për 5 minuta të tjera dhe pastaj shpëlaje fytyrën me ujë të vakët. Në fund, mos harro kremin hidratant.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zëvendëskryeministrja ukrainase : Veprimet të papërgjegjshme ruse në Çernobil duke vënë në rrezik miliona njerëz

Story i radhës

Gjatë kësaj jave do të mbaj mot me diell dhe temperatura pranverore

Të fundit nga

​Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit. Lajmin e ka konfirmuar për media zëvendës drejtori
ShkoLartë