“Të vijë Kryeministri”- Gazment Bardhi kërkon interpelancë me Edi Ramën, thirrje kryeparlamentares: Ndërpritni seancën

December 12, 2024
1 minut lexim

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Ramën. Ai i ka bërë thirrje kryeparlamentares, Elisa Spiropali të ndërpresë seancën.

“Kërkesa ime është të thërrisni Kryeministrin personalisht të vijë dhe të japë llogari për informacionet që kanë dalë”, u shpreh Bardhi.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu kërkoi që “të sjellin në seancë interpelanca që janë sipas Kushteutës”, duke theksuar “mos merrni fakte të paqena”.

Gazment Bardhi: Nuk i vendos dot kushte Kuvendit se kur duhet të paraqitet. Kushtet që ka vendosur nuk varet nga Kuvendi, nëse vëllai i tij është përfshirë apo jo në dosjen Xibraka, nuk është kusht për Kuvendin.

Kërkesa ime është të thërrisni Kryeministrin personalisht të vijë dhe të japë llogari për informacionet që kanë dalë, kemi edhe dokumentacionet përkatëse. Ndërpritni seancën, detyrojeni të mos fshihet.

Elisa Spiropali: Unë do të ushtroj detyrën kushtetuese, bëjeni dhe ju duke sjellë interpelanca që janë sipas Kushtetueses. Të gjitha do të përfshihen në rendin e ditës. Por mos merrni fakte të paqena që nuk janë të përfshirë në asnjë dokument të shtetit shqiptar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reagimi i Kurtit kur pyetet për thirrjen e Prokurorisë

Story i radhës

Avancon përdorimi i teknologjisë, e-banking dhe e-shëndeti me rritjen më të shpejtë

Të fundit nga

ShkoLartë