Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bëri të ditur se për ditën e nesërme,(11 korrik 2026, e shtunë) nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë.
“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
Kujtojmë se, ditë më parë, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha, moti vendim për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.
Burimi: botasot.info


