aksident i rende ne aksin e vjeter fier vlore bmw perplaset me kamioncinen plagoset pasagjeri 6a5131144b823

Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, “BMW” përplaset me kamionçinën, plagoset pasagjeri

July 10, 2026
1 minut lexim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, ku janë përplasur një automjet tip “BMW” dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te shtunen ska kufizim te qarkullimit per automjetet e transportit mbi 20 tone 6a513093676e0
Lajmi i mëparshëm

​Të shtunën s’ka kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

vucic tregon kur do ta lere presidencen mund te kandidoj per kryeminister 6a51317138e60
Lajmi i radhës

Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër

Të fundit nga

ShkoLartë